Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Raporti shërben si një bazë e rëndësishme për të kuptuar më mirë pritshmëritë e publikut, sfidat aktuale dhe drejtimet ku duhet të fokusohet puna për rritjen e cilësisë, atraktivitetit dhe ndjekjes së futbollit vendas.

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, ka publikuar gjetjet e raportit “UEFA Grow Market Research”, një studim i realizuar nga agjencia Nielsen, i cili ofron një pasqyrë të qartë mbi perceptimin, interesin dhe nivelin e ndjekjes së kampionateve vendase në Shqipëri.
Raporti shërben si një bazë e rëndësishme për të kuptuar më mirë pritshmëritë e publikut, sfidat aktuale dhe drejtimet ku duhet të fokusohet puna për rritjen e cilësisë, atraktivitetit dhe ndjekjes së futbollit vendas.
Kupa e Shqipërisë, sinjal pozitiv për interesin e publikut
Një nga gjetjet më pozitive lidhet me Kupën e Shqipërisë, ku interesi i publikut ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 54%, nga 38% që ishte në vitin 2016. Kjo shifër e vendos këtë kompeticion mbi mesataren europiane prej 32%.
Ky tregues dëshmon se formati eliminator, rivaliteti sportiv dhe emocionet që prodhon Kupa e Shqipërisë kanë potencial të qartë për të tërhequr më shumë vëmendje nga tifozët dhe mediat.
Abissnet Superiore: nevojë për rritje të cilësisë dhe komunikim më të fortë
Ndryshe nga Kupa, kampionati “Abissnet Superiore” përballet me sfida më të qarta. Sipas raportit, interesi për këtë kompeticion është aktualisht në nivelin 29%, nën mesataren europiane referuese prej 34%.
Edhe niveli i njohjes së markës së kampionatit mbetet një çështje që kërkon vëmendje. Raporti tregon se awareness për “Abissnet Superiore” është 58%, ndërsa te grup-mosha 25–44 vjeç ky tregues bie në 49%, dukshëm larg mesatares europiane prej 74%.
Kjo tregon se liga nuk ka arritur ende të krijojë praninë, identifikimin dhe peshën publike që duhet të ketë kampionati kryesor i futbollit shqiptar. Për këtë arsye, kërkohet një komunikim më agresiv, më i vazhdueshëm dhe më i lidhur tek klubet, lojtarët, rivalitetet dhe historitë që prodhon gara.
Raporti evidenton edhe arsyet kryesore të mungesës së interesit. 33% e të anketuarve e lidhin këtë me cilësinë e lojës në fushë, ndërsa 28% deklarojnë se nuk kanë lidhje emocionale me ndonjë prej klubeve pjesëmarrëse. Këto janë tregues që nuk mund të injorohen. Ato kërkojnë më shumë punë nga të gjithë aktorët: federata, klubet, mediat, sponsorët dhe komunitetet lokale.
Rritja e cilësisë sportive duhet të shoqërohet me një mënyrë më moderne promovimi, me më shumë histori njerëzore, përmbajtje digjitale dhe lidhje direkte me tifozin.
Futbolli i vajzave, hapësirë e madhe për zhvillim
Raporti ndalet edhe te kampionati i vajzave “Abissnet Superiore”, ku evidentohen qartë hapësirat për përmirësim. Mungesa e mbulimit të mjaftueshëm mediatik dhe nevoja për ngritje të nivelit teknik mbeten faktorë që duhen adresuar me prioritet.
Futbolli i vajzave nuk duhet parë vetëm si detyrim zhvillimor, por si një mundësi reale për të zgjeruar bazën e futbollit shqiptar, për të krijuar modele të reja sportive dhe për të rritur përfaqësimin në të gjitha nivelet.
Objektivi: kampionate më cilësore, më të ndjekura dhe më të lidhura me tifozët
Gjetjet e raportit UEFA/Nielsen tregojnë se futbolli vendas në Shqipëri ka potencial të rëndësishëm për rritje, por njëkohësisht evidentojnë edhe sfida konkrete që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm.
Rritja e cilësisë dhe konkurrueshmërisë në fushë mbetet një element kyç për të forcuar interesin e publikut, ndërsa promovimi më i qëndrueshëm dhe më kreativ i kampionateve vendase shihet si një domosdoshmëri për të rritur ndjekjen dhe identifikimin me garën.
Po aq e rëndësishme mbetet edhe ndërtimi i një lidhjeje më të fortë emocionale mes tifozëve dhe klubeve, përmes historive sportive, rivaliteteve, identitetit lokal dhe përmbajtjes që e afron publikun me futbollin.
Në të njëjtën kohë, raporti nënvizon nevojën për mbështetje të mëtejshme të futbollit të vajzave, si një nga drejtimet me potencial të madh zhvillimi për të ardhmen e sportit në vend. Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar që këto gjetje t’i kthejë në politika konkrete zhvillimi, me qëllim që kampionatet vendase të fitojnë më shumë cilësi, më shumë vëmendje dhe më shumë besim nga publiku.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Edhe pse Kylian Mbappé u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Les Bleus me dy gola në fito...
SHBA - Zlatan Ibrahimovic nuk zhgënjen kurrë, madje as përballë nisjes dërrmuese të Norvegjisë në Kupën e Bo...
SHBA - Knicks do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për të festuar titullin e tyre të NBA-së. Duke u shfaqur n&...
BRAZIL - Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva bëri shaka në lidhje me punësimin e Lionel Messit në ekipin kombëtar b...
FRANCE - Ai e priste, ishte përgatitur për të dhe madje mendonte se Kylian Mbappe në fund të fundit i ishte dashur më shum&...
SHBA - Kombëtarja e Kroacisë e nisi me humbje aventurën në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht 4-2 nga Anglia në ndeshjen e p...
SHBA - Brezi i vitit 2018 te Kroacia, ai që arriti në finale kundër Francës, po zhduket ngadalë, ashtu si edhe madh&eu...
SHBA - Ndeshja hapëse e Kupës së Botës FIFA 2026 midis Anglisë dhe Kroacisë përfundoi 4-2 , me “Tre Luanët&rdquo...
SHBA - I intervistuar nga kolegët e Sic pas barazimit të Portugalisë kundër Republikës Demokratike të Kongos, Rafa Leao u pyet g...
MEKSIKE - Ekipi kombëtar i Koresë së Jugut ka raportuar praninë e një droni të panjohur gjatë seancës së tyre st&...