18 Korrik 2024, 13:49
Nga DOSJA
ANGLI - Armando Broja pati një huazim zhgënjyes te Fulham në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke u paraqitur vetëm tetë herë dhe duke dështuar të shënonte për “Cottagers”. Pavarësisht përvojës zhgënjyese, shqiptari ka tërhequr interesin e disa klubeve këtë verë, përfshirë Evertonin dhe Milanin.
Sidoqoftë, Sky Sports ka sugjeruar që Southamptoni aktualisht është skuadra që shfaq interesin më të madh dhe është në pole-position për të rimarrë 22-vjeçarin, i cili ka luajtur një vit i huazuar në sezonin 2021/22 te kjo skuadër.
Drejtuesit e Southamptinit duan të blejnë një sulmues për të shtuar konkurrencën ndaj dyshes Adam Armstrong-Ross Stewart pas skadimit të kontratës së Adams. Shqiptari Broja konsiderohet një opsion i mundshëm me Chelsean, që supozohet se është i gatshëm të hyjë në bisedime për këtë lëvizje.
Broja, i rritur në akademinë e Bluve të Londrës, është huazuar në tri raste nga Chelsea. Lojtari i lindur në Slough shënoi njëmbëdhjetë gola në 34 paraqitje me Vitesse Arnhem, në Holandë, gjatë sezonit 2019/20, përpara se të impresiononte me Southamptonin sezonin pasues.
Gjatë periudhës së tij në bregun jugor, ndërkombëtari shqiptar shënoi nëntë gola dhe u etiketua “i rrezikshëm” nga trajneri i atëhershëm Ralph Hasenhuttl. “Shenjtorët” tentuan ta mbanin edhe një vit tjetër, por Broja zgjodhi të provonte shansin te Chelsea.
Armando Broja nuk ka arritur të bindë drejtuesit e Chelsea-t, kështu që tani po përballet me një largim nga klubi i tij i fëmijërisë. Everton thuhet se është pretendent i fortë për të nënshkruar me sulmuesin, ndërsa Milani gjithashtu po monitoron situatën e lojtarit.
Sidoqoftë, Sky Sports ka treguar se një rikthim te Southamptoni është më se i mundshëm, pasi sulmuesi shqiptar ka kujtime të bukura nga përvoja e mëparshme më këtë skuadër.
Chelsea thuhet se dëshiron 35 milionë paundë për sulmuesin, një tarifë që ka të ngjarë të ulet nëse “shenjtorët” do të këmbëngulin në mënyrë aktive për të përfunduar nënshkrimin.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Korrik 2024, 11:52
ANGLI - Mesfushori portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva është ende objekt i dëshirave për PSG dhe FC Barcelona.
Edhe pse trajneri Pe...
Sport
18 Korrik 2024, 11:41
ITALI - Adrien Rabiot, i cili sapo ka përfunduar Euron me Blutë, nuk është ende i sigurt për të ardhmen e tij. Mesfushori i Juvent...
Sport
18 Korrik 2024, 11:05
ZVICER - Ndryshime të rëndësishme mund të vërehen në renditjen e FIFA-s për muajin korrik, të ndikuar kryesisht nga rezu...
Sport
18 Korrik 2024, 10:50
ITALI - Milani tani nuk e ka ndërmend të ndalet. Kështu, pasi kanë mbyllur me sukses marrëveshjen e Alvaro Moratas, e c...
Sport
18 Korrik 2024, 10:39
ZVICER - Jehona e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të mbrëmjes së 14 korr...
Sport
18 Korrik 2024, 10:00
SPANJE - Real Madridi njoftoi këtë të mërkurë në një njoftim për shtyp, se drejtësia spanjole ka dënuar nj&eum...
Sport
18 Korrik 2024, 09:30
FRANCE - “Guillem Hernandez Folguera do të punojë së bashku me trajnerin Luis Enrique, si ndihmës trajneri i dytë i klubit k...
Sport
18 Korrik 2024, 09:00
FRANCE - “Është e lodhshme. Edhe një herë talenti konsiderohet i mjaftueshëm për të mbyllur sytë para këtyre ...
Sport
18 Korrik 2024, 08:30
SPANJE - Barcelona vazhdon të përparojë për Nico Williams. Sipas asaj që raportohet nga Jijantes, Deco, drejtori sportiv...
Sport
18 Korrik 2024, 08:00
FRANCE - Fayza Lamari, nëna dhe agjentja e Kylian Mbappe, ka dhënë një intervistë të gjatë për Le Parisien, n&...