"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
TIRANE - Pas publikimit të listës paraprake për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.
Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.
Në një prononcim për fshf.org, Kristjan Asllani dhe Arlind Ajeti, kanë treguar emocionet kuqezi në prag të finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Kristjan Asllani tregon se gjithmonë është një emocion i madh ftesa nga Kombëtarja dhe shton se po pret me padurim për të luajtur ndeshjet e Europianit, sidomos me Italinë.
“Është një emocion i madh sa herë të thërret Kombëtarja. Do shkojmë me shumë dëshirë për të luajtur ndeshjet, janë shumë të bukura. Mezi po pres, sidomos ndeshjen e parë me Italinë. Ndjehem shumë mirë.
Ka qenë një sezon shumë i mirë për skuadrën dhe për mua, pasi kam marrë shumë minuta këtë vit. Tani kemi ndeshjet dhe shpresoj që të paraqitemi sa më mire,”- tha fillimisht mesfushori kuqezi, i cili shtoi se tifozët shqiptarë janë zjarr dhe mbështetja do të jetë maksimale edhe në Gjermani.
“Ne i presim tifozët të shumtë, na kanë ndihmuar edhe në kualifikuese. Kur kemi ata, jemi një lojtar më shumë në fushë dhe kjo është gjëja kryesore. Ne i presim dhe shpresoj që të na mbështesin si gjithmonë. Dua ta luaj ndeshjen me Italinë, kam shumë shokë dhe pastaj kam jetuar në Itali.
Kjo është një ndeshje e veçantë për mua. Siç edhe thashë, mezi po pres që të futem në fushë. Tifozët shqiptarë janë zjarr dhe mezi po i pres që t’i shoh e të jemi të bashkuar,”- përfundoi prononcimin e tij Kristjan Asllani.
Nga Franca në Gjermani, për Arlind Ajetin është Europiani i dytë me fanelën kuqezi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare tregon emocionet, por edhe çfarë ka ndryshuar gjithë këto vite.
“Emocionet janë vështirë të përshkruhen, por dua të them që sa herë më thërret Kombëtarja jam gjithmonë i lumtur. Europiani është diçka shumë e veçantë dhe mezi presim që të fillojë. Kemi shumë lojtarë me cilësi dhe pothuajse të gjithë luajnë në ekipe të mëdha. Kjo mendoj që është diferenca nga viti 2016.
Gjithsesi angazhimi, motivimi në Kombëtare është gjithmonë në maksimum,”- tha fillimisht Arlind Ajeti, i cili pret edhe mbështetjen e tifozëve kuqezi në dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.
“Besoj që tifozët nuk kanë nevojë për thirrje, në çdo ndeshje na kanë ndihmuar dhe besoj që edhe në dy ndeshjet miqësore do të jenë pranë nesh. Çdo ndeshje do të jetë speciale në Europian, nuk mund të them Italia, Kroacia apo Spanja. Çdo ndeshje është speciale dhe do të bëjmë maksimumin,” - përfundoi Arlind Ajeti.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Gjithçka po shkon mirë për Hugo Lloris në ‘Qytetin e Engjëjve’: francezi, i cili është dalluar me leht...
ANGLI - Ky është një lajm, që ndoshta do t'u japë njëfarë ngushëllimi tifozëve të zhgënjyer të Leeds...
ZVICER - Pak ditë larg dominimit të mundshëm sportiv në Evropë, Real Madrid është tashmë në krye të vlerë...
FRANCE - Sipas informacioneve të raportuara nga mediat franceze, gjyqtari përgjegjës për çështjen në lidhje me tentativ&eum...
Kylian Mbappé në korridorin e stadiumit Pierre-Mauroy para finales së Kupës së Francës kundër Lyon të shtunën ...
GJERMANI - Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, foli gjatë ditës për mediat e UEFA-s për ekipin e tij përpara final...
SPANJE - Numërimi mbrapsht e shqetëson jo pak, pjesërisht sepse ka mësuar të masë emocionet dhe pjesërisht sepse Champio...
Gian Piero Gasperini (66) dhe José Luis Mendilibar (63), dy teknikë të suksesshëm ZVICER - Jo duke e kaluar kohën e tyre pë...
SPANJE - Pas trajnerit Hansi Flick fshihet një familjar, baba i dy vajzave, Kathrin dhe Hannah, dhe gjysh i dy nipërve, por mbi të gjit...
GJERMANI - Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të takohen këtë të shtunë në finalen e Ligës së Kampionë...