Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ekipi i Gjeorgjisë është në rritje, në Europian ka bërë gjëra shumë të mira. Kvara është lojtar shumë i fortë, te Napoli po bën mirë. Sigurisht e respektojmë dhe do të kemi kujdes, do të rijmë 2 veta tek ai.
TIRANE - Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit ndaj Gjeorgjisë, që Shqipëria do të luajë ditën e martë.
Në prononcimin e dhënë, Asllani ndër të tjera u shpreh: “Të dy skuadrat vijnë nga fitorja, ata fituan me rezultat te thellë ndaj Çekisë. Jemi të lumtur që biletat kanë mbaruar dhe i kemi tifozët në stadium. Gjeorgjia është ekip që tani po rritet. Jemi stërvitur mirë. Ndeshjen me Ukrainën do ta harrojmë dhe duhet të mendojmë për këtë ekip.
Jemi shumë mesfushorë, të gjithë e dimë punën që kemi për të bërë. Unë ndihem mirë me të gjithë. Objektivi ynë është skuadra, do të fitojmë për kombëtaren, tifozët dhe të gjithë shqiptarët. Kam luajtur gjithmonë para mbrojtjes, por këtu bëj një rol tjetër, sepse në atë rol luan Ramadani. Jam rritur edhe në fazë ofensive. Objektivi është të jap maksimumin. Duhet t’i bësh të dyja fazat, kjo është e rëndësishme.
Nuk e prisja këtë rrugëtim, kanë kaluar 2 vite nga debutimi. Ky vit ka qenë shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Besoj kemi bërë mirë, e kemi rritur nivelin e Shqipërisë. Duhet ta rrisim akoma më shumë nivelin.
Unë dhe Rei jemi shumë shokë. Ato gjëra ngelen në fushë. Unë i kërkova falje, se të gjithë bëjmë gabime. E rëndësishme është që fituam ndeshjen. Të gjithë sulmuesit duan të bëjnë gol. Këtë gjë e kemi harruar dhe do të mendojmë vetëm për ndeshjen.
Objektiv kemi Botërorin, por jemi në një grup të fortë. Gjeorgjia luan një futboll të bukur. Edhe Çekia është skuadër e fortë. Objektivi jonë është të arrijmë në Botëror, por do të shikojmë ndeshje pas ndeshje.
Inzagi i shikon ndeshjet. Unë atje kam shkuar si zëvendësuesi i Brozovit. Këtu jam më i lirë në fushë, shkoj përpara dhe mund të krijoj raste për gol. Më afër portës është më e thjeshtë. Shpresoj të vijnë sa më shumë gola.
Do më gëzonte më shumë gol 3 pikësh i Rei Manajt me goditje dënimi.
Ekipi i Gjeorgjisë është në rritje, në Europian ka bërë gjëra shumë të mira. Kvara është lojtar shumë i fortë, te Napoli po bën mirë. Sigurisht e respektojmë dhe do të kemi kujdes, do të rijmë 2 veta tek ai. Gjeorgjia është një ekip shumë i fortë dhe do të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh Asllani.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Pas humbjes së qartë ndaj Italisë (1-3), Didier Deschamps ka një provë zjarri këtë të hënë kur...
QIPRO - Kosova po luan në transfertë me Qipron ndeshjen e dytë të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. N&eu...
ARABIA SAUDITE - Dyshimet për regjistrimin e Neymar te Al Hilal në ligën saudite për gjysmën e parë të sezonit, duket se ja...
ARGJENTINE - Lionel Messi dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë në finalen e Copa América dhe nuk është kthye...
TIRANE - UEFA ka caktuar gjyqtarët shqiptare për të drejtuar një ndeshje shumë delikate për kualifikimin në Ligën B t&eu...
KOSOVE - Ballkani nuk humbet kohë pas largimit të Ilir Dajës dhe ditën e sotme ka prezantuar trajnerin e ri. Artim Pollozhani ka marrë ...
SPANJE - Dani Alvesh ka organizuar pak ditë më parë një ndeshje futbolli nëpërmjet një aplikacioni, i cili i kishte lejuar q&...
ARABI SAUDITE - Lajme të reja mbërrijnë nga Arabia Saudite për të ardhmen e Stefano Piolit. Sipas faqes së specializuar “Al ...
ARABIA SAUDITE - Pas humbjes në Superkupën ndaj Al Hilal të Jorge Jesus dhe hyrjes në kampionat me një barazim dhe një fitore, s...
BRAZIL - Ish-lojtari i FC Porto, Souza, është grabitur pasditen e së dielës në lagjen Olaria, në veri të Rio de Zhaneiros, ...