9 Shtator 2024, 18:00
Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Dyshimet për regjistrimin e Neymar te Al Hilal në ligën saudite për gjysmën e parë të sezonit, duket se janë shuar.
Sipas shtypit vendas, ekzaminimet mjekësore të kryera nga ylli brazilian konfirmuan se rikuperimi nga këputja e ligamenteve në gjurin e majtë të pësuar në tetorin e vitit të kaluar është vonuar dhe se do t'i duhen të paktën edhe dy muaj të tjerë jashtë.
Kështu, pozicioni i Jorge Jesus për të mbajtur jashtë opsioneve sulmuesin 32-vjeçar deri në janar, duke e rregjistruar atë vetëm atëherë, fiton forcë.
Deri atëherë, trajneri portugez mund të llogarisë në Renan Lodi, i cili do të sakrifikohej nëse Neymar do të regjistrohej menjëherë, klubi ka deri sot për të vendosur.
Duke qenë se kjo është e vërtetë, fanela me numrin 10 mund të jetë ende një opsion për Ligën e Kampionëve të Azisë, për të cilën regjistrimet mbyllen më vonë.
Tani për tani, është e sigurt që Neymar nuk do të mund të luajë deri në nëntor dhe kontrata e tij përfundon në qershor, pasi ka luajtur vetëm 5 ndeshje para se të dëmtohej.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Shtator 2024, 17:30
ARGJENTINE - Lionel Messi dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë në finalen e Copa América dhe nuk është kthye...
Sport
9 Shtator 2024, 17:23
TIRANE - UEFA ka caktuar gjyqtarët shqiptare për të drejtuar një ndeshje shumë delikate për kualifikimin në Ligën B t&eu...
Sport
9 Shtator 2024, 17:20
KOSOVE - Ballkani nuk humbet kohë pas largimit të Ilir Dajës dhe ditën e sotme ka prezantuar trajnerin e ri. Artim Pollozhani ka marrë ...
Sport
9 Shtator 2024, 17:15
SPANJE - Dani Alvesh ka organizuar pak ditë më parë një ndeshje futbolli nëpërmjet një aplikacioni, i cili i kishte lejuar q&...
Sport
9 Shtator 2024, 17:00
ARABI SAUDITE - Lajme të reja mbërrijnë nga Arabia Saudite për të ardhmen e Stefano Piolit. Sipas faqes së specializuar “Al ...
Sport
9 Shtator 2024, 17:00
ARABIA SAUDITE - Pas humbjes në Superkupën ndaj Al Hilal të Jorge Jesus dhe hyrjes në kampionat me një barazim dhe një fitore, s...
Sport
9 Shtator 2024, 16:30
BRAZIL - Ish-lojtari i FC Porto, Souza, është grabitur pasditen e së dielës në lagjen Olaria, në veri të Rio de Zhaneiros, ...
Sport
9 Shtator 2024, 16:09
ANGLI - Zinedine Zidane ka shpjeguar në një intervistë për gazetën franceze 'L'Équipe' se nuk i pranon ftesat në Premier ...
Sport
9 Shtator 2024, 15:56
SPANJE - Skuadra spanjole përfundoi dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve të dielën, me synimin për t'u kualifik...
Sport
9 Shtator 2024, 15:18
SPANJE - Marc Bernal iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë të hënë në mëngjes, por koha e...