"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Skuadra holandeze mbeti me tre pikë dhe u rrëzua nga kryesimi i Grupit “E” nga Atlético, që ka 4 pikë.
SPANJE - Atletico Madrid ka fituar fitoren e parë të sezonit në Champion League, pasi mundi Feyenoord 3-2 në shtëpi, në një ndeshje spektakolare të Grupit “E” të kompeticionit.
“Bardhekuqtë” ishin dy here në disavantazh në ndeshje, por në fund bënë një kthesë të plotë për sukses. Sulmuesi spanjol Alvaro Morata shënoi dy herë për Atléticon, ndërsa edhe Antoine Griezmann shtoi një gol .
Feyenoord nuk arriti të ndërtojë fillimin e tyre të suksesshëm në grup, pasi kishte mundur Celtic 2-0 në Roterdam, në ndeshjen e parë. Skuadra holandeze mbeti me tre pikë dhe u rrëzua nga kryesimi i Grupit “E” nga Atlético, që ka 4 pikë.
Gjigantët holandezë kaluan në avantazh te “Civitas Metropolitano” në minutën e 7-të pas autogolit të Mario Hermoso. Shumë shpejt, Atlético Madrid riktheu barazimin. Morata shënoi për 1-1 në minutën e 12-të të ndeshjes.
Në minutën e 34-të, mbrojtësi sllovak David Hanzko ka kaluar sërish në epërsi Feyenoord. Mysafirët e shtypën kundërshtarin në fund të pjesës së parë, por në vend që të shënonin golin e tretë, pësuan gol në portën e tyre.
Në kohën e shtuar të pjesës së parë, Antoine Griezmann me një gjuajtje akrobatike me shpinë, firmosi për 2-2.
Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kthesa e plotë për Atléticon ishte një fakt. Nauel Molina krosoi në zonën e rreptësisë dhe aty Morata shënoi për 3-2.
Në mesin e pjesës së dytë, Igor Paishao humbi dy raste të mira për vendasit. Menjëherë pas kësaj, Yankuba Minteh u zhgënjye edhe nga Jan Oblak.
Feyenoord kishte një avantazh serioz në fushë, por kurrë nuk mundi të shënonte një gol të tretë dhe përfundoi duke humbur ndeshjen në Madrid.
B.T (Dosja.al)
SKOCI - Lazio vuan, dridhet, por arrin fitoren e pare në Champions League, në kohën shtesë të ndeshjes. Ishte minuta e 95-të ...
GJERMANI - Kampionët e eventit, Manchester City, arriti të mposhtë RB Leipzig këtë të mërkurë. Klubi anglez kaloi n...
PORTUGALI - Ishte padyshim ndeshja më delikate për të negociuar në fazën e grupeve të Champions League, por Barcelona siguroi gj&e...
GJERMANI – Borusia e Dortmundit dhe Milani e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen e tyre të dytë të fazës së grupeve t...
PORTUGALI - Lamin Yamal arriti të shkruajë histori edhe në Champions League! Spanjolli ishte në formacionin titullar të...
SPANJE - Luka Modric është rikthyer për të luajtur për Real Madridin. Diçka që vlen për lajm, sepse kroati n...
Mohamed bin Salmán, princi i kurorës së Arabisë Saudite, i cili ka në pronësi edhe Newcastle ARABIA SAUDITE - Princi i kuro...
ANGLI - Një tifoz i Leyton Orient vdiq gjatë një ndeshjeje kundër Lincoln. Lajmi tragjik erdhi nga ndeshja e Ligës 1 angleze e cila u n...
SHBA - Kaos i plotë dhe dy zënka në të njëjtën lojë në futbollin amerikan. Në duelin mes Los Angeles Char...
SPANJE - Shtatorin e kaluar doli në dritë grabitja tronditëse në shtëpinë e Pilar Rubio dhe Sergio Ramos, me fë...