"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Bayern Munich nuk njeh limite, fiton edhe në Turqi me Gallatën!
Pas raundit të tretë të fazës së grupeve të Champions League, Bayern Munich kryeson me nëntë pikë grupin A, teksa Galatasaray renditet në vend të dytë me katër pikë.
24 Tetor 2023, 20:53Nga DOSJA
TURQI - Bayern Munich vazhdon me ecurinë pozitive dhe merr fitoren e tretë në fazën e grupeve të Champions League dhe atë e bën në transfertë ndaj Galatasaray-t, me klubin turk që pëson disfatën e parë. Ishin bavarezët ata që zhbllokuan sfidën, me Coman që shënoi në minutën e 8’.
Megjithatë në minutën e 30’, pasi fitoi penallti, Icardi shënoi nga pika e bardhë dhe u dha barazimin vendasve.
Takimi vazhdoi me barazimin 1-1 deri në minutën e 73’, kur Kane i asistuar nga Musiala riktheu Bayern-in në avantazh.
Vetëm gjashtë minuta më pas ishte Musiala ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti të Kane, duke vulosur këtë takim.
Pas raundit të tretë të fazës së grupeve të Champions League, Bayern Munich kryeson me nëntë pikë grupin A, teksa Galatasaray renditet në vend të dytë me katër pikë.