Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Sport
Bilbao fitoi pak ditë më parë Kupën e Mbretit, festojnë në qytet me 300 varka përgjatë lumit! - VIDEO
Një ndjenjë e veçantë e identitetit lokal dhe krenarisë lokale jep fakti se në këtë klub luajnë vetëm futbollistët e lindur dhe rritur në rajonin bask të Spanjës veriore dhe Francës jugore.
14 Prill 2024, 09:31Nga DOSJA
SPANJE - Athletic Bilbao është fituesi i bujshëm i Kupës së Mbretit të këtij viti në Spanjë. Baskët mposhtën Majorkën pas penalltive dhe kështu fituan trofeun pas 40 vitesh. Natyrisht pas ndeshjes pasoi një festë e madhe.
Klubi, i cili njihet për faktin se në të luajnë vetëm lojtarë baskë, e festoi këtë trofe në mënyrë spektakolare. Në Bilbao, një qytet me rreth 350,000 banorë, u dyndën kudo në rrugët e qytetit. Lojtarët arritën në bashkinë në qendër me varkë dhe udhëtuan 12 kilometra përgjatë lumit Nervion. Ata u pasuan nga rreth 300 varka të mëdha dhe të vogla, dhe bëhet fjalë për varkat e tyre tradicionale.
Festa qendrore filloi në orën 16:30, pas përfundimit të orarit të punës. Shkollat në qytet dhe zonat përreth anuluan orët e pasdites në mënyrë që studentët të mund të merrnin pjesë në këtë ngjarje historike. Trajneri Ernesto Valverde mori një ovacion të veçantë. Që nga viti 1984 ishte trofeu i fundit i fituar nga kjo skuadër. Klubi humbi deri për të mbërritur tek fitorja e këtij trofeu, gjashtë finale, ndërkohë që në këtë sezon trajneri Valverde e udhëhoqi ekipin në Kupën e parë të Mbretit pas 40 vitesh mungese.
Një ndjenjë e veçantë e identitetit lokal dhe krenarisë lokale jep fakti se në këtë klub luajnë vetëm futbollistët e lindur dhe rritur në rajonin bask të Spanjës veriore dhe Francës jugore.
Athletic Bilbao is a soccer club in Spain's Basque Country.
For 125 years, the club has only signed players who are from or learned soccer in the Basque Country.
They just won the Spanish Cup—their first trophy in 40 years.