Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Futbollisti veteran rus shkaktoi tronditje me atë që tha për kombëtaren e vendit të tij

RUSI - Pak ditë, pasi ra perdja e Kupës së Botës 2022 në Katar, Andrei Kanchelskis, lavdia e dikurshme e futbollit rus, hodhi ‘bombën’ e vërtetë për Kupën e Botës që ishte zhvilluar katër vjet më parë në vendin e tij.
53-vjeçari, tashmë trajner, duke folur për një media ruse, i pyetur për kritikat e ashpra ndaj ish-trajnerit të kombëtares, Stanislav Cherchesov, ka marrë hov dhe ka denoncuar të gjithë dhe gjithçka, përfshirë edhe Mbretin e Spanjës!
“Nuk kam asgjë personale me të (Cherchesov). Thjesht mendoj se ai nuk duhet të jetë trajner në kombëtare, sepse në logjikën time një ish-portier është trajner i portierëve! Ndoshta ai punon mirë në klube, por jo në një ekip kombëtar”,- tha fillimisht ish-asi i Manchester United, Everton, Rangers. Dhe kur gazetari i kujtoi se Cherchesov udhëhoqi Rusinë në çerekfinale të Kupës së Botës 2018 dhe ndoshta duhej të ndërronte mendje, ai shpërtheu:

“Pse duhet të ndryshoj mendje? Sepse kemi blerë gjithçka në 2018? Të gjitha lojërat u blenë! Nuk e dini? Ne luajtëm në shtëpi, dhe ashtu si në vitin 2002, ata kishin... therur skuadrat që luanin me Korenë, e njëjta gjë ndodhi edhe me ne. Puna e Cherchesovit u pa në Europianin e radhës ku ne dështuam.
Luajtëm me një ekip serioz, Uruguajin dhe na mundën 3-0 në ndeshjen e fundit të grupit! Ndeshja kundër Spanjës në 1/8 ishte një ndeshje shumë e çuditshme, sepse kundërshtarët tanë luajtën në mënyrë të pakuptueshme. A e keni pyetur ndonjëherë veten, pse Spanja ndryshoi trajnerin e saj një ditë para fillimit të Kupës së Botës dhe zëvendësoi Lopeteguin me Hieron, që punonte për Federatën? Në një moment do të dalin detajet dhe do të shihni se sa të drejtë kam”.
Dhe kur gazetari këmbëngulte duke thënë se "futbollistë si Iniesta dhe Ramos nuk mund të pranohen të marrin pjesë në diçka të tillë", Kanchelskis vazhdoi i patrembur:
"Çfarë do të bënit nëse Mbreti i vendit tuaj do t'ju jepte një aluzion të qartë? Mund të më besoni ose jo. Por po ju them se ka informacione specifike nga njerëz, qoftë edhe nga futbollistë. Dhe herët a vonë ata do të rrëfehen dhe do të flasin për gjithçka që ka ndodhur”.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - “Ylli në ngritje” i Manchester United, Alejandro Garnazzo është shpallur... tifozi i thekur ish-bashkëlojtarit të...
FRANCE - Episodi i tmerrshëm ndodhi kur kishin kaluar vetëm minutën e 15-të të ndeshjes për Kupën e Francës mes&n...
ARGJENTINE - Lionel Messi u shfaq në Tadil të Argjentinës në formën e perëndisë Zeus! Një art...
Skuadra e Zamalek në fushë para ndeshjes kundër El-Dakhelya EGJIPT - Një lider i njohur në vend për stilin e tij kontrovers, ...
ARABIA SAUDITE - Anderson Talisca është një nga lojtarët më të njohur të Al-Nassr, skuadra e re e Cristiano Ronaldos. ...
Cameron Dawson, portieri i Sheffield Wednesday, i shkëlqyer ndaj Newcastle ANGLI - Sheffield Wednesday (D3) krijoi surprizën e madhe në ndes...
ARABIA SAUDITE - Rudi Garcia, trajneri i Al Nassr, i dha dy ditë pushim skuadrës, pas fitores së ndeshjes të së premtes ndaj Al Tait....
Portieri spanjol David de Gea ANGLI - Bordi i Manchester United dëshiron të vendosë një kufi tavan pagash, në mënyr&e...
ARABIA SAUDITE - Shtypi saudit raporton, se mëse fundi, të premten mbrëma u bë e mundur që Cristiano Ronaldo që kishte nënshk...
FRANCE - E ardhmja e Zinedine Zidane është në ajër: cila do të jetë skuadra e ardhshme e ish-trajnerit t&eum...