Protestat masive kundër Ramës/ Irani: Po shmangni përgjegjësinë para popullit. Rama: Po merakoseni për Shqipërinë që ju e hakeruat?
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
CAS vendosi në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht për asambletë e KOKSH-it, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.
TIRANE - Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) vendosi më datë 17 qershor 2024 në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) të mbajtur më 10 janar 2021.
CAS shpalli të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH-it, e cila kishte miratuar statutin e ri. Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH-it, shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.
CAS konstatoi se KOKSH-i nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare. Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS vendosi në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht për asambletë e KOKSH-it, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë. Në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike juridike, KOKSH, i cili vetë kërkoi që çështja të gjykohej jashtë Shqipërisë, sot nuk e njeh më vendimin e CAS-it.
KOKSH-i refuzon hapur t’u bindet rregullave ndërkombëtare, duke krijuar një precedent të rrezikshëm dhe duke shkelur Konventën e Nju Jorkut mbi njohjen dhe zbatimin e vendimeve arbitrare. Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje sportive. Kjo është një formë e pastër dhune institucionale, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të drejtësisë! Ky qëndrim na kthen pas në kohën e errët të komunizmit, kur Shqipëria ishte një ishull i izoluar që nuk njihte asnjë vendim ndërkombëtar. Atëherë, shteti nuk i zbatonte ligjet e botës – dhe sot, për fatin tonë të keq historia po përsëritet.
Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të heshtë dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për të vendosur drejtësinë në vend. U bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, FIFA-s, UEFA-s dhe Gjykatave Evropiane të Drejtësisë që të reagojnë menjëherë dhe të mbrojnë rendin sportiv nga shkatërrimi i qëllimshëm që po ndodh në Shqipëri. Sporti shqiptar nuk mund të mbahet peng i një drejtësie të kapur dhe i një shteti që refuzon ligjin ndërkombëtar. Shqiptarët meritojnë të jenë pjesë e botës, jo të izolohen prej saj.
B.T (Dosja.al)
DURRES - Bledar Devolli nuk reziston më gjatë në stolin e Teutës. Për shkak të rezultateve të dobëta gjatë javë...
BRAZIL - Kanë kaluar trembëdhjetë vjet që kur Neymar shënoi golin e parë për klubin e tij stërvitor. Të dielë...
FRANCE - Përtej golit të tij, prania e thjeshtë e Nabil Bentaleb në fushën e Rennes shënoi historinë e Ligue 1. Al...
ARMENI - E 100-ta në renditjen e FIFA-s, Armenia ka trajnerin e saj të ri. Këtë të hënë, Federata e Armenisë (FFA) ...
GJERMANI - Asnjë shqetësim i madh, por as siguri për Vincent Kompany. Ndërsa Harry Kane nuk mori pjesë në seancën e...
ANGLI - Më e pakta që mund të themi është se tekniku spanjol është pesimist përpara ndeshjes së kthimit në pla...
GJERMANI - Pas rinovimeve të Alphonso Davies, Neuer dhe Musiala, Bayern Munich po vazhdon me planifikimin e skuadrës dhe tashmë mungon ...
SPANJE - "Ajo që duhet të them është se shumë herë nuk e shikojmë renditjen. Ka ende një rrugë të gjatë p...
ANGLI - Pavarësisht përpjekjeve të Barcelonës për të shkëputur vëmendjen nga marrëveshja e dështuar&...
SPANJE - Një lumë urrejtjeje është derdhur mbi postimin e fundit të gjyqtarit José Luis Munuera Montero në Instagram. ...