5 Shkurt 2024, 10:12
Nga DOSJA
SPANJE - Gjyqi ndaj Dani Alves fillon këtë të hënë. Sesioni i parë është planifikuar për në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Audiência Provincial de Barcelona.
Lojtari brazilian është përgjegjës për abuzimin e dyshuar seksual, që daton natën e 30 dhjetor 2022, kur mbrojtësi brazilian dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë.
Dani Alves ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit 2023. Mbrojtja e futbollistit kërkoi edhe lirimin me kusht, gjë e cila u refuzua nga gjykatat për shkak të rrezikut të lartë të arratisjes.
Për seancën e parë janë akredituar më shumë se 270 gazetarë nga e gjithë bota. Mediat do të mund të ndjekin të gjithë gjykimin në një dhomë ngjitur, nëpërmjet një televizori të disponueshëm në sallë. Megjithatë, gazetarët nuk janë të autorizuar të xhirojnë apo fotografojnë imazhe apo regjistrojnë audio. Ata do të mund të transmetojnë vetëm me shkrim dhe drejtpërdrejt deklaratat e lojtarit dhe dëshmitarëve.
Ndërkohë mediat spanjolle jan drejtpërdrejtë duke sjellë imazhet e mbërritjes së makinës që transporton Dani Alvesh në gjykatë.
Lojtari përballet me një dënim maksimal prej 12 vitesh burg. Mbrojtja do të përdorë alkoolin që ka pirë braziliani si një faktor lehtësues dhe do të paraqesë edhe biletat e klubit për të vërtetuar rastin.
Gjykata e Lartë e Katalonjës raportoi se këtë të hënë do të zhvillohet faza paraprake e marrjes në pyetje: janë emëruar gjashtë dëshmitarë dhe në parim do të bëhet dëshmia e lojtarit. Të martën dita do t'i kushtohet dëshmive dhe do të thirren 22 dëshmitarë nga gjithsej 28. Të mërkurën do të prezantohen provat e ekspertizës.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Shkurt 2024, 10:00
FRANCE - Me Kylian Mbappe që me shumë mundësi në verë do të largohet në drejtim të Real Madrid, Paris Saint-Germain &eum...
Sport
5 Shkurt 2024, 09:57
HONG KONG - Duhej të ishte një ditë feste në Hong Kong, por tifozët e kësaj skuadre në fund mbetën shumë të zh...
Sport
5 Shkurt 2024, 09:00
SPANJE - Një nga njerëzit mbi të cilin bie pesha më e madhe e planifikimit sportiv të ekipit të parë të futbollit t&eu...
Sport
5 Shkurt 2024, 08:30
ANGLI - Manchester United nuk hezitoi të investojë 80 milionë euro tek ai dhe ndonëse në gjysmën e parë të s...
Sport
5 Shkurt 2024, 08:00
EGJIPT - Trajneri i Egjiptit, Rui Vitoria u shkarkua zyrtarisht nga posti i tij të dielën. Eliminimi i Egjiptit ndaj DR Kongos (1-1, 7-...
Sport
5 Shkurt 2024, 07:30
ZVICER - Në Stadiumin “Azteca” të Mexico Cityt, do të zhvillohet ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026...
Sport
5 Shkurt 2024, 01:21
BRAZIL - Dimas de Oliveira, një futbollist 18-vjeçar nga Brazili, u gjend në një problem të madh për shkak se e dashura e tij,&n...
Sport
4 Shkurt 2024, 23:05
SPANJE - Reali i Madridit nuk arrin të “hakmarret” ndaj Atleticos së Madridit. Për humbjen në fazën e parë dhe atë...
Sport
4 Shkurt 2024, 23:02
ITALI - Interi triumfon në derbin e Italisë dhe nis shkëputjen në krye, teksa tani e sheh veten plot 4 pikë para Juventusit dhe me nj&e...
Sport
4 Shkurt 2024, 21:02
SPANJE - Gjyqi ndaj Dani Alves fillon këtë të hënë. Sesioni i parë është planifikuar për në orën 10:...