LIVE UPDATES
Sport

Daniel Godelli heq njollën e fundit të akuzave të dopingut!

Sipas tij, substance e ndaluar Ostarinë, e gjurmuar në trupin e tij, kishte ardhur nga një suplement ushqimor.

17 Janar 2024, 17:37 Nga DOSJA
Daniel Godelli heq njollën e fundit të akuzave të dopingut!

TIRANE - Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli, nëpërmjet një sqarimi shterrues në faqen e tij zyrtare ka njoftuar mbarë opinionin sportiv se ka fituar betejën ligjore në lidhje me akuzat për doping. Sipas tij, substance e ndaluar Ostarinë, e gjurmuar në trupin e tij, kishte ardhur nga një suplement ushqimor.

Njoftimi i Godellit

“Përshëndetje miq, shokë, kolegë, gazetarë, dashamirës të sportit dhe ju dashakeqës (pa ju nuk bëhen këto punë).

Uroj që kjo ditë të ketë nisur mbarë për ju, sikurse nisi për mua.

Pikësëpari dua t’ju falënderoj ju gazetarë informues të publikut dhe ndikues në opinionin e tyre për durimin që treguat në lidhje me çështjen time dhe si rrallë herë nuk e zmadhuat e ta bënit një “boom” mediatik, por pritët bashkë me mua për rezultatet zyrtare të përgjigjes së testit B dhe analizës së suplementeve.

Ju faleminderit për pjekurinë që treguat!

Sot, në mëngjes, mora një email që po e prisja që në shtator 2023 nga ITA (International Testing Agency).

Sikurse ju bëra me dije në atë status, rreth një vit më pare, ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, unë do të ndiqja të gjitha procedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrësesi.

Email-i i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimor, i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplement i kontaminuar.

Që do të thotë, suplementi ushqimor që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballojë ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën), qoftë edhe online, duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të.

Në email-in e sotën vërtetohet nga shkencëtarë të Agjencisë Botërore Anti-Doping se suplementi numër 3 është i kontaminuar (dmthn përmban diçka tjetër në përbërjen e tij e cila nuk është e deklaruar publikisht dhe ajo ishte pikërisht produkti i ndaluar Ostarinë në masën 3.5 ng për kapsulë. Gjë të cilën unë nuk kisha nga ta dija pasi, fatkeqësisht, nuk zotëroj një laborator milonadollarësh sikurse Ëada.

Edhe një herë faleminderit për kohën tuaj.

Fatkeqësisht për shkak të konfidencialitetit nuk mund ta ndaj me ju fotografinë e email-it, por kushdo është i mirëpritur ta lexojë atë në praninë time.

Ditë të mbarë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para