LIVE UPDATES
Sport

Daniela Ceccarelli, nëna e skiatores, rrëfehet: “Lara do shkruajë historinë e saj, ja përse zgjodhi Shqipërinë”

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Daniela Ceccarelli, kampione olimpike italiane, njëkohësisht nëna dhe trajnerja e Lara Colturit, tregon për gjithçka që ka ndodhur.

1 Maj 2025, 15:46 Nga DOSJA
Daniela Ceccarelli, nëna e skiatores, rrëfehet: “Lara do

TIRANE - Nga sot, Lara Colturi është zyrtarisht sportiste kuqezi, të paktën për edicionin e ardhshëm. Ka përfunduar afati i transferimeve dhe, bashkë me të, edhe saga e një transferimi të mundshëm të saj në Itali.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Daniela Ceccarelli, kampione olimpike italiane, njëkohësisht nëna dhe trajnerja e Lara Colturit, tregon për gjithçka që ka ndodhur.

“Po përpiqemi të krijojmë për Larën një ambient sa më të sigurt dhe serioz, dhe që të ketë të gjitha instrumentet e nevojshme për të arritur objektivat. Sigurisht, deri më tani kemi bërë shumë në këto tre vite dhe duam të vazhdojmë me mbështetjen e Federatës Shqiptare, si dhe me mbështetjen tonë teknike – si asistencë profesionale, por edhe si familje për Larën,”- thotë Daniela Ceccarelli.

I gjithë muaji prill ishte i mbushur me spekulime për një lëvizje të mundshme të Larës nga Shqipëria drejt Italisë. Çfarë ndodhi në të vërtetë?

“Ka pasur një dialog mes federatave, asaj shqiptare dhe asaj italiane, por nuk mund t’ju them më tepër detaje. Nga ana jonë, kemi qenë të përqendruar te dialogu me Federatën Shqiptare të Skive, për të evidentuar të gjitha mundësitë e përmirësimit që na duhen për të menaxhuar Larën si atlete të nivelit të lartë.”

Në Lojërat Olimpike të ardhshme, Lara Colturi do të garojë nën ngjyrat kuqezi. Ju e dini mirë çfarë do të thotë Olimpiadë - jeni vetë kampione.

“Sigurisht, për të do të jetë një eksperiencë shumë e bukur, pasi do të jetë hera e parë dhe ajo është ende shumë e re. Është një eksperiencë ndryshe nga Kupa e Botës, për shkak të ambientit olimpik dhe vëmendjes së madhe. Na duhet të ruajmë një ambient serioz, pa e mbingarkuar me pritshmëri. Unë, për shembull, fitova Olimpiadën në moshën 27-vjeçare.

Ajo do të jetë në Olimpiadë në moshën 19-vjeçare, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Cortina. Sigurisht që është një përvojë shumë e rëndësishme, por duhet ta marrë edhe pak sportivisht. Nuk besoj se do të bëjë më shumë se një vit më parë. Në këto tre vite, gjatë të cilëve ka pasur edhe një dëmtim, ka qenë një periudhë shumë impenjative. Tani duhet të përmirësojmë përgatitjet cilësore dhe të menaxhojmë më mirë distancat në udhëtime.”

A është Lara nën presionin e historisë suaj si kampione olimpike, për ta arritur apo tejkaluar atë?

“Janë histori shumë të ndryshme, e imja dhe e saj. Unë jam nga Roma, dhe nuk kam pasur ndonjë mal afër, kam filluar vonë. Ajo ka lindur praktikisht në borë, afër Torinos, dhe ka filluar të skijojë kur unë ende nuk merresha me këtë sport. Që në moshën 13 muajshe ka qenë me mua në Kupën e Botës.

Siç thotë edhe vetë Lara - dhe më pëlqen shumë kjo që thotë: ‘Mami ka qenë një sportiste shumë e mirë, por unë kam historinë time për të shkruar.’ Nuk mund të them nëse do të jetë më e mirë apo më pak e mirë, thjesht do të jetë ndryshe. Ajo ka ngjitur tre podiume në Kupën e Botës në moshën 18-vjeçare, që janë pothuajse sa kam ngjitur unë në 15 vite karrierë. Pra, ka një ritëm tjetër. Për të do të jetë hera e parë në Cortina, një pistë shumë e shpejtë, të cilën do ta testojmë gjatë dimrit, pasi do të jemi aty afër.”

Po fakti që një italiane garon për një flamur tjetër në një Olimpiadë që zhvillohet në Itali?

 “Kjo do të varet shumë nga ne. Lara është një vajzë shumë serioze dhe ky brez i ri i përjeton gjërat ndryshe nga gjeneratat e mëparshme. Ata kanë një raport më të fokusuar me punën. Lara skijon sepse i pëlqen dhe është detyra jonë që, përmes kësaj kënqësie, të ndërtojmë pritshmëritë.”

Pra, tani jeni thjesht nëna e Larës, më shumë sesa Daniela Ceccarelli?

“Tani jam nëna e Larës. Edhe në rrugë më ndalojnë dhe më thonë: ‘Ju jeni mamaja e Larës’. Dhe kjo është diçka shumë e bukur, sepse është një kapitull i ri në jetën tonë,”- përfundon Ceccarelli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para