Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Unë po flas si një njeri që kam qenë në radhë të parë ushtar i UÇK-së, po flas si një njeri që e kam nënën të vrarë dhe të zhdukur nga serbët, po flas si një njeri që i kam 120 anëtarë të vrarë nga forcat serbe”.

TIRANE - Organizimi i Europianit U-21 të vitit 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka ngjallur mjaft polemika, sidomos në Kosovë. UEFA ka njoftuar se deri më tani këto dy shtete kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për organizimin e këtyre eventeve. Megjithatë zyrtarizimi përfundimtar se cili vend do ta fitojë të drejtën, do të bëhet në dhjetor.
Për këtë çështje, i ftuar në panelin e emisionit "Procesi Sportiv", mbrëmë ka folur edhe Milaim Zeka. Gazetari dhe ish-politikani i njohur kosovar u shpreh pro një organizimi të dyanshëm nga Shqipëria dhe Serbia.
Në fjalën e tij në panelin e këtij formati televiziv në Top-Channel, Zeka deklaroi:
"Unë përfaqësoj në radhë të parë opinionin e dyanshëm. Por, dua ta trajtoj në një këndvështrim ndryshe duke menduar suedisht dhe duke folur shqip. Është një moment i rëndë. Duhet të nisem nga zero. Për këtë liri të Kosovës ka kontribuar në radhë të parë, Shqipëria. Armët e para i kemi marrë nga Shqipëria. Trajnimet e para i kemi bërë në Shqipëri.
Tani ka ardhur si virusi i fruthit, na ka rrok një virozë patriotike, o burra me fol kundër çdo iniciative që ndërton urat e afrimit dhe me bë garë se kush jemi më patriotë, ne apo ata. Për ta argumentuar këtë, ka njerëz në Kosovë që flasin shqip dhe shohin ëndrra serbisht e që integrimin e kombit shqiptar nuk e shohin përmes Tiranës, por përmes Beogradit.
Këta patriotë në thonjza kanë shpikur një gjuhë të re shqipe, duke mohuar që gjuha shqipe është me dy dialekte. Këta e kanë shpikur kombin e Kosovës, nuk ka komb të Kosovës. Ka nënshtetas kosovar. Unë po flas si një njeri që kam qenë në radhë të parë ushtar i UÇK-së, po flas si një njeri që e kam nënën të vrarë dhe të zhdukur nga serbët, po flas si një njeri që i kam 120 anëtarë të vrarë nga forcat serbe.
Unë po flas për ata shqiptarë, që çfarë të keqe na sjell organizimi i këtij evenimenti, kush ka humbur i dashur Manush në Kosovë? Jo Kosova, ka humbur Serbia. Pse? Sepse Serbia e ka konsideruar Kosovën si vend të shenjtë, si Jeruzalem, si zemra e Serbisë. Dhe ne bashkë me Shqipërinë, ia kemi marrë zemrën Serbisë. Prandaj po e përfundoj, nuk është koha me shit pord*ë patriotike, por të luftojmë se çfarë na bashkon. Na bashkon arti, na bashkon kultura, na bashkon sporti",- tha ai.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Një lajm i rëndësishëm ka mbërritur për kombëtaren në kuadër të ndeshjeve të ardhshme t&eu...
FRANCE - “Rasti” Dembélé, jashtë skuadrës së PSG-së për ndeshjen e djeshme kundër Arsenalit, u tr...
TIRANE - Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet...
KUVAJT - Një hije për arbitrimin italian. Bordi i drejtorëve të Al-Arabi, një klub kuvajtian, thuhet se ka paraqitur një an...
ZVICER - Që kur u ul në karrigen e Federatës së Futbollit të Kamerunit si president, jeta e Samuel Eto'o-s ka qenë shpesh e...
SPANJE - Novak Djokovic dhe Rafa Nadal janë tenisistët më të suksesshëm në histori me nga 24 dhe 22 Grand Slam të fituar re...
ITALI - Álvaro Morata dhe Alice Campello njoftuan ndarjen e tyre më shumë se një muaj më parë, duke habitur shumë nj...
ARABIA SAUDITE - Një tjetër lojë... një tjetër gol nga Cristiano Ronaldo! Ylli portugez mbetet i nxehtë dhe ishte në qend&e...
ARABIA SAUDITE - Neymar është rikthyer këtë të hënë në stërvitjet në klubin saudit të futbollit Al Hila...
ANGLI - 'The Sun' raporton këtë të hënë se FC Porto mund të 'vendosë' në mënyrë indirekte për të a...