"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Publikohet momenti i panikut, kur lojtari i Romës humbet ndjenjat në fushë – SHIKO VIDEON
Më pas u vendos që ndeshja të ndërpritet kur rezultati ishte 1-1, rreth minutës së 80-të, për të mos vazshduar më për shkak të tronditjes së lojtarëve dhe të gjithë të pranishmëve në stadium nga ai moment.
14 Prill 2024, 20:39Nga DOSJA
ITALI - Momente frike gjatë ndeshjes Udinese-Roma, ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë me topin, larg ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës. Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën.
I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij. Në një atmosferë të tensionuar, drejtori i ndeshjes Pairetto vendosi të pezullojë ndeshjen për disa minuta.
Më pas u vendos që ndeshja të ndërpritet kur rezultati ishte 1-1, rreth minutës së 80-të, për të mos vazhduar më për shkak të tronditjes së lojtarëve dhe të gjithë të pranishmëve në stadium nga ai moment.