Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Në qendër të procesit ishte profesori Giorgio Galanti, i cili ishte dënuar më herët me një vit burg për vrasje nga pakujdesia, dhe tani është shpallur sërish fajtor për falsifikim ideologjik, duke marrë një tjetër dënim prej një viti burg.
ITALI - Gjykata e Firences ka dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me vdekjen tragjike të Davide Astorit, ish-kapiten i Fiorentinës dhe ish-lojtarë i përfaqësues së Italisë, i cili humbi jetën në mars të vitit 2018 për shkak të një arresti kardiak në gjumë. Në qendër të procesit ishte profesori Giorgio Galanti, i cili ishte dënuar më herët me një vit burg për vrasje nga pakujdesia, dhe tani është shpallur sërish fajtor për falsifikim ideologjik, duke marrë një tjetër dënim prej një viti burg.
Sipas hetimeve, Galanti kishte lëshuar një certifikatë të rreme mjekësore, duke mos respektuar udhëzimet dhe praktikat mjekësore për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të sportistit. Sipas prokurorisë, ai kishte miratuar aftësinë për garë të Astorit, pavarësisht anomalive të zbuluara në testet e lodhjes, të cilat duhej të kishin ndaluar dhënien e certifikatës. Ky veprim e vendosi atë në qendër të hetimeve për përgjegjësinë në vdekjen e futbollistit.
Përveç Galantit, janë dënuar edhe dy mjekë të tjerë, Amedeo Modesti dhe Loria Toncelli, të cilët morën nga 8 muaj burg secili. Ata akuzohen se kanë falsifikuar datën e certifikatës mjekësore, duke e bërë të përkonte me ditën kur Astori kreu një vizitë të zakonshme për aktivitetin sportiv.
Pavarësisht dënimeve, familja e Astorit dhe partnerja e tij, Francesca Fioretti, nuk do të marrin asnjë kompensim financiar, pasi kërkesat për dëmshpërblim u refuzuan. Në një deklaratë për mediet, Fioretti u shpreh:
“E rëndësishme është që doli e vërteta. Dëmshpërblimi është gjëja e fundit që më intereson.” Kështu mbyllet një kapitull i dhimbshëm për botën e futbollit italian dhe për familjen e Astorit, me drejtësinë që, sipas tyre, më në fund është vënë në vend.
B.T (Dosja.al)
SUEDI - A është Suedia vendi i pozicionit jashtë loje? Ndërsa rregulli "Ligji i Wengerit" po testohet në turnetë e t&eum...
KOLUMBI - Një tronditje e madhe përfshiu të gjithë stadiumin. Këtë të enjte, mbrojtësi i djathtë i Atlético ...
SHBA - Do të jetë një verë e nxehtë për fanelat pariziene. PSG e nis fazën e ndeshjeve në grup për Kupës s&eum...
SPANJE - Pritej, dhe tani është zyrtare. Dikur i ndjekur nga PSG, Franco Mastantuono, 18 vjeç më 14 gusht, më në fund ka në...
ITALI - Ndër dosjet më komplekse të tregut të transferimeve të verës 2025 është padyshim ai i Adrien Rabiot. Mesfus...
ITALI - Igor Tudor ka nënshkruar rinovimin e kontratës. Trajneri ka zgjatur qëndrimin e tij te Juventusi deri në vitin 2...
ITALI - Këto janë ditët e Italisë së Gattusos. Zgjedhja për trajnerin e ri të kombëtares duket se po drejtohet gjithnj&e...
FRANCE - Të gjithë janë të fiksuar pas Bradley Barcolës. Sulmuesi i ri i Paris Saint-Germain ishte ylli i vërtetë i sezo...
TURQI - Lajm sensacional nga Turqia. José Mourinho dhe Fenerbahce i tij ëndërrojnë një transferim të madh. Pasi Galatasaray n&eu...
ITALI - Kontrata e "Super Pippo", e cila ishte ende në fuqi për dy vjet të tjera, është ndërprerë me marrëveshje të...