14 Shkurt 2023, 20:09
Nga DOSJA

MEKSIKE - 50-vjeçari Diego Cocca është një argjentinas, ashtu si njeriu që zëvendëson, Gerardo “Tata” Martino, largimi i të cilit dy muaj më parë pasoi eliminimin e Meksikës në raundin e parë të Kupës së Botës, duke shënuar herën e parë që nga viti 1978, që ‘El Tri’ nuk arriti në 16-shen finaliste. Meksika barazoi Poloninë 0-0, humbi 2-0 nga Argjentina dhe përfundoi me një fitore 2-1 ndaj Arabisë Saudite, që ishte shumë pak dhe shumë vonë.
Një ish-lojtar profesionist në Argjentinë, i cili filloi atje si trajner, Cocca, i cili së fundit ka drejtuar skuadrën meksikane Tigres UANL, nuk u konsiderua ndër favoritët për të marrë drejtimin e kombëtares së Meksikës. Emrat e përmendur zakonisht ishin Miguel Herrera, i cili udhëhoqi Meksikën në Kupën e Botës 2014 në Brazil dhe fitoi Kupën e Artë në 2015, apo uruguajanin Guillermo Almada, i cili drejton kampionët në fuqi të Liga MX Pachuca.

Diego Cocca bëhet argjentinasi i pestë që drejton kombëtaren e Meksikës. Ai u parapri nga César Luis Menotti, Cayetano Rodríguez, Ricardo La Volpe dhe Martino, të cilët u larguan pas përfundimit zhgënjyes të Kupës së Botës, por kishin qenë prej kohësh nën kritika për paraqitje të pakënaqshme me ekipin kombëtar.
Si kudo, ndoshta pika e parë në diskutim në Meksikë do të jetë nëse Diego Cocca ishte zgjedhja e duhur për të marrë drejtimin e kombëtares meksikane? Komentatorët e futbollit të ESPN, Sebastian Salazar dhe Herculez Gomez morën të dy një qëndrim negativ, me Salazar që tha, se Coccas i mungon përvoja, veçanërisht në nivel ndërkombëtar. A do të jenë më të lumtur zyrtarët e FMF me punësimin e Cocca-s? Këtë vetëm koha do ta tregojë.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Shkurt 2023, 19:57
ZVICER - Këshilli i FIFA- s përcaktoi sot modalitetet e pjesëmarrjes, konkretisht shpërndarjen e vendeve të konfederatave t&e...
Sport
14 Shkurt 2023, 19:49
ANGLI - Pak e dinë se historia e Harry Kane mund të ishte krejt tjetër. Në vitin 2013, Livorno ishte në kërkim të një ...
Sport
14 Shkurt 2023, 19:43
CEKI - Dalja hapur e Jakub Jankto se është homoseksual shënoi një kthesë epokale në botën e futbollit. Të shumtë me...
Sport
14 Shkurt 2023, 19:39
SPANJE - Prestigjiozja spanjolle “Marca”, i ka rezervuar një hapësirë të veçantë këtë të hën&eum...
Sport
14 Shkurt 2023, 19:37
TURQI - Turqia mban zi për viktimat e tërmetit të dhunshëm që shkatërroi një pjesë të madhe të vendit më ...
Sport
14 Shkurt 2023, 19:32
DUBAI - Futbollisti ekuadorian Cristian Noboa u gjend në qendër të një skandali, kur e dashura e tij Keviam Casso ...
Sport
14 Shkurt 2023, 19:23
KATAR - Shtëpitë e lëvizshme dhe portokabinat do të përdoren në zonat e tërmetit për të akomoduar njerëzit e m...
Sport
14 Shkurt 2023, 19:05
BRAZIL - Rasti Robinho po bëhet sërish tituj në Brazil. 37-vjeçari brazilian u dënua në shkallën e dytë viti...
Sport
14 Shkurt 2023, 18:41
ITALI - Kush e pa Romelu Lukakun dhe nuk kishte frikë prej tij?
Në minutën e 38-të të ndeshjes së Int...
Sport
14 Shkurt 2023, 18:13
FRANCE - Një zi dhe i rëndë për sulmuesin kamerunas 23-vjeçar të Nantes, Ignatius Ganago, i cili humbi vajzën e...