LIVE UPDATES
Sport

Drejtori Deco: "Jemi të lumtur me Flick, duam që ai të qëndrojë për shumë vite te Barça"

“Eshtë e vështirë të menaxhohet dhoma e zhveshjes e Barçës për shkak të çekuilibrit, se lojtarët janë nga 35 vjeç dhe Lamine që është 17…

13 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA

Drejtori Deco: "Jemi të lumtur me Flick, duam që ai të

SPANJE - Anderson Luis de Souza Deco, ose më thjesht Deco, po shijon sezonin e tij të dytë si drejtor sportiv i Barcelonës dhe pasi mbylli merkaton e janarit me tre rinovime, duke arkivuar me sukses 'çështjen Olmo-Pau Víctor', ai dha një intervistë për gazetën katalanase SPORT.

Duke filluar me kënaqësi për sezonin aktual, duke qenë se skuadra e Flick është në garë të hapur për LaLiga, u kualifikua direkt për në raundin e 16-të të Chasmpions League dhe në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

"E vërteta është se gjërat po shkojnë shumë mirë. Arritëm të fitojmë titullin e parë të sezonit, duke luajtur shumë mirë. Ndjenja është e mrekullueshme dhe skuadra është në momentin më të mirë të punës dhe rikuperimit të lojtarëve".

Champions League, gjysmëfinalet e Kupës dhe në La Liga dy pikë prapa liderëve. Cilat janë synimet?
"Barça duhet të luftojë gjithmonë për të fituar të gjithë titujt. Të thuash se Barça nuk do të luftojë për të fituar do të ishte një gënjeshtër. Ndonjëherë je në një pozicion për të konkurruar dhe ndonjëherë jo, por Barça është një klub që duhet të ketë gjithmonë si objektiv të fitojë titujt për të cilët luan."

Pse zgjodhët Flick?
"Pas largimit të Xavi dhe një sezoni të vështirë, mendova se kishim nevojë për një trajner me përvojë të dëshmuar që mund të rregullonte dhomën e zhveshjes. Skuadra është një familje e madhe, por është e vështirë të menaxhohet për shkak të çekuilibrit që përmenda më parë, me lojtarët që janë nga 35 vjeç dhe Lamine që është 17. Trajneri duhet t'i bashkojë të gjitha këto dhe t'i bëjë ata të punojnë në të njëjtën linjë."

Ai ka kontratë deri në vitin 2026 dhe tashmë në konferencën për shtyp është pyetur për një rinovim të mundshëm. Kontrata do të vijë së shpejti?
"Këtu shkojmë shumë shpejt në gjithçka. Ne kalojmë nga euforia në dëshpërim në një minutë. Gjërat po shkojnë mirë dhe trajnerë të tjerë kanë përjetuar situata të ngjashme, është një sekuencë e natyrshme e një projekti që funksionon.

Fituam një titull, ndjenjat janë të mira. Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët e duan. Jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet dhe nëse gjithçka do të vazhdojë të funksionojë për shumë vite, do të jetë e sigurt që kjo nuk është prioritet as për ne, as për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës