"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Qendërmbrojtësi i Romës do të mbërrijë në Barcelonë, si lojtar i huazuar në klubin e paraketëve…
SPANJE - Espanyol ka mbyllur marrëveshjen me qendërmbrojtësin që i duhet. Klubi katalanas ka arritur një marrëveshje transferimi për të blerë mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, Marash Kumbula, i cili do të vinte nga Roma.
Siç ka thënë edhe gazetari italian Fabrizio Romano, qendërmbrojtësi shqiptar do të ishte përforcimi i gjashtë i Espanyolit në këtë merkato dhe do të mbërrijë në Barcelonë për të forcuar mbrojtjen bardheblu, e cila është e shkurtër në lartësi.
Marash Kumbulla luan si qendërmbrojtës, ai është 24 vjeç dhe i përket Romës. Burimi i lartpërmendur, madje supozon marrëveshjen njëvjeçare me Romën, klub me të cilin, mbrojtësi shqiptar ka kontratë deri më 30 qershor 2027.
Pasi pësoi një dëmtim të ligamentit kryqëzor, janarin e kaluar mbrojtësi Marash Kumbulla shkoi në huazim te Sassuolo, ku përfundoi sezonin, duke luajtur gjithsej 7 ndeshje. Në total, në Serinë A ai ka luajtur 77 ndeshje.
Para se të luante për Romën, ai ka luajtur edhe për Hellas Verona për dy sezone, gjë që e bëri atë të nënshkruajë me klubin nga kryeqyteti italian për një shumë të madhe parash. Ai gjithashtu ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare dhe ka luajtur edhe kundër Spanjës në ndeshjen e fundit të Eurokupës.
Trajneri Manolo González kishte deklaruar në disa raste se i nevojiteshin më shumë trupa në mbrojtje. Me vetëm tre qendërmbrojtës - Cabrera, Calero dhe Sergi Gómez - përveç Omarit, i cili mund të veprojë atje, ishte e vështirë të përballohet një sezon i plotë.
Aq më tepër, nëse trajneri i paraketëve zgjedh të luajë me një mbrojtje pesëshe, siç ka bërë gjatë gjithë sezonit parasezonal. Me ardhjen e Marash Kumbullës, Espanyol do të zgjidhte një nga problemet e tij.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Erik ten Hag ka lëshuar një paralajmërim të fortë përpara fillimit të sezonit të ri të Premier League, i ci...
FRANCE - Dy vite më parë, Paris Saint-Germain zyrtarizoi ardhjen e Vitinhas nga FC Porto për një shumë prej 41 milionë eurosh. Au...
ZVICER - Dymbëdhjetë vjet pas largimit te Bayern Munich, Xherdan Shaqiri kthehet në FC Basel. Një ditë pas njoftimit pë...
HOLANDE - Ajax-Panathinaikos nuk ishte një ndeshje normale (1-0 dhe 0-1). Ose më mirë: epilogu ishte i pabesueshëm (0-0). Sepse dy s...
ITALI - Interi ka tre lojtarë, që nuk ka gjasa të jenë në dispozicion për ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2024-25, e...
SPANJE - “Sigurisht që kisha frikë, e pashë veten mes jetës dhe vdekjes, i frikësuar si çdo qënie njerëzore&rd...
ZVICER - Ka ende skuadra shqiptare në Kupat e Europës. Kështu skuadra e Dritës së Gjilanit ka arritur të kalojë kundërsh...
ANGLI - Në ishull kurrë nuk e kanë dashur VAR-in, aq sa edhe kanë menduar të heqin dorë. Tifozët mbi të gjit...
ANGLI - Pritje e madhe në Angli për seancën kundër Manchester Cityt, për 115 shkeljet e pretenduara të ...
ITALI - Në dhomat e zhveshjes flasim, edhe në korridore: në këtë kuptim, ekipet e futbollit nuk ndryshojnë nga vendet e tjera t&...