19 Qershor 2023, 23:20
Nga DOSJA

AUSTRI - Ndeshja miqësore mes Katarit dhe Zelandës së Re e luajtur të hënën në mbrëmje në Austri nuk rifilloi pas pjesës së parë (Zelanda e Re kryesonte 1-0). Stafi i Kiwis dhe të gjithë lojtarët kanë vendosur të mos kthehen në fushë.
Sipas tyre, mbrojtësi Michael Boxall (34, Minesota United) ishte viktimë e racizmit nga një lojtar kundërshtar dhe arbitri nuk mori masa ndaj tij. Në minutën e 40-të, lojtari i Katarit, Yusuf Abdurisag, u shfaq duke iu drejtuar Boxall pak para një gjuajtje të lirë, duke i zemëruar neozelandezët.
Trajneri portugez i Katarit, Carlos Queiroz, ka folur në mikrofonin e kanalit të Katarit Al-Kass. “Për habinë tonë, kapiteni i Zelandës së Re erdhi tek ne për të na thënë se skuadra e tij nuk do të rifillonte lojën. Faktet janë si më poshtë: dy lojtarë shkëmbyen fjalë në fushë. Kush foli i pari? Është mes tyre.
Lojtarët e Zelandës së Re kanë vendosur të mbështesin partnerin e tyre dhe sigurisht që ne mbështesim lojtarin tonë. Ata zgjodhën të braktisin ndeshjen, pa dëshmitarë të kësaj historie. Gjyqtari nuk dëgjoi asgjë, as stolat. Tani le të vendosë FIFA, por pyeta trajnerin kundërshtar, gjyqtarët, askush nuk dëgjoi asgjë. Kështu që nuk e di se si do të mund të vendosë FIFA pa dëshmitarë. Fakti është që ne luajmë një ndeshje miqësore dhe një ekip e braktis ndeshjen.”
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Qershor 2023, 23:11
HUNGARI - Kosova humbi 2-1 ndaj Bjellorusisë, duke regjistruar disfatën e parë në grupin i të eliminatoreve të Euro 2024. Trajneri...
Sport
19 Qershor 2023, 23:07
FRANCE - Franca ja del mbanë të mund Greqinë në ndeshjen e rradhës eliminatore të kampionatit europian me shifrat minimale 1-0. Pe...
Sport
19 Qershor 2023, 22:31
HUNGARI - Kosova jo vetëm që nuk arrin të marrë pikë në ndeshjen e katërt të këtyre eliminatoreve përball&eu...
Sport
19 Qershor 2023, 19:23
ISHUJT FAROE - Mesfushori Ylber Ramadani ishte krah trajnerit Silvinjo dhe para mediave theksoi se nuk ka vend për eufori te Shqipëria para duelit kun...
Sport
19 Qershor 2023, 19:13
ANGLI - Ish-lojtari i kombëtares franceze nuk ka luajtur fare që nga viti 2021 për shkak të akuzave për përdhunim dhe sulm seksu...
Sport
19 Qershor 2023, 19:05
ISHUJT FAROE - Pak ditë nga fitorja ndaj Moldavisë ditën e shtunë, përfaqësuesja shqiptare të dielën ka mbërritur...
Sport
19 Qershor 2023, 18:38
DANIMARKE - Lukas Fromm i Aarhus Fremand shënoi në ndeshjen kundër AB Copenhagen, dhe menjëherë u largua nga fusha, piu një got&eu...
Sport
19 Qershor 2023, 18:36
HOLANDE - Quincy Promes u dënua me 18 muaj burg nga gjykata e Amsterdamit për tentativën e vrasjes së kushëririt të tij. Kujt...
Sport
19 Qershor 2023, 18:23
SPANJE - Karim Benzema është larguar nga Reali pas 14 vitesh. Një nga futbollistët më të mirë në histor...
Sport
19 Qershor 2023, 18:07
INDONEZI - Argjentina e përfundoi këtë sezon ëndrrash me një fitore 2-0 në miqësoren ndaj Indonezis&eu...