23 Qershor 2025, 00:12
Nga DOSJA
ITALI - Një skenë kaotike dhe e turpshme është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arechi” gjatë ndeshjes së kthimit të play-out-it të Serie B mes Salernitanës dhe Sampdorias. Në minutën e 65-të, me rezultatin 2-0 për Sampdorian (me gola nga Coda dhe Sibilli), arbitri Daniele Doveri u detyrua të ndërpriste ndeshjen për shkak të sendeve të shumta të hedhura në fushë nga tifozët vendas.
Tifozët e Salernitanës hodhën në fushë tymuese, kapsolla, madje edhe sedilje plastike të shkëputura nga tribuna, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në fushë. Pas një ndërprerjeje prej rreth 15 minutash, lojtarët u kthyen në fushë, por ndeshja u ndal menjëherë sërish nga Doveri, i cili mori udhëzim nga autoritetet e rendit pas një tjetër vale dhune dhe hedhjeje objektesh.
Në fund, ndeshja u shty përfundimisht. Megjithatë, siç pritet nga rregulloret, fitorja me rezultatin 0-3 në tavolinë do t’i akordohet Sampdorias, duke vulosur rënien e Salernitanës në Serie C dhe qëndrimin e Sampdorias në Serie B. Një mbrëmje e errët për futbollin italian dhe një tjetër plagë për një klub historik si Salernitana, që largohet nga kategoria mes tensioneve dhe turpit.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Qershor 2025, 23:25
SHBA - Në ndeshjen e dytë të Grupit H të Kupës së Botës për Klube, Real Madridi mundi meksikanët Pachuca me rezulta...
Sport
22 Qershor 2025, 20:35
SHBA - Juventusi mundi Wydad Casablancan 4-1 në ditën e dytë të Grupit G dhe e gjen veten me një këm...
Sport
22 Qershor 2025, 19:00
SPANJE - Barcelona dhe Nico Williams kanë arritur tashmë një marrëveshje për kontratën e lojtarit, por deri më tani nuk ...
Sport
22 Qershor 2025, 18:30
GJERMANI - Pasi dështuan të siguronin nënshkrimin e Florian Wirtz, i cili u largua për te Liverpool, Bayern Munich vazhdon të k&eu...
Sport
22 Qershor 2025, 18:00
SHBA - Fitimi i Kupës së Botës për Klube nuk do ta kompensonte zhgënjimin e sezonit 2024-25 të Manchester Cityt, tha trajneri...
Sport
22 Qershor 2025, 17:30
SPANJE - FC Barcelona është shumë e qartë se i duhet një sulmues i krahut të majtë i nivelit të lartë, sepse ka zbu...
Sport
22 Qershor 2025, 17:00
SHBA - Krahasuar me mbi 3000 minutat që luajti sezonin e kaluar, Ilkay Gundogan te Manchester City nuk ka të njëjtën të ardhm...
Sport
22 Qershor 2025, 16:31
SPANJE - Tifozët e Athletic Bilbaos nuk duket se janë të kënaqur me thashethemet e transferimit që rrethojnë Nico Williams.
...
Sport
22 Qershor 2025, 15:58
ITALI - Tentativë vjedhjeje të shtunën në mbrëmje në vilën e Marko Arnautoviç, në Cantù (Como), ...
Sport
22 Qershor 2025, 15:46
ITALI - Pas suksesit të tij në “Sprintin” në prag të garës, Marc Marquez kthehet drejt fitores në Mugello, p...