13 Qershor 2026, 22:46
Nga E.d
Moisi Habilaj
TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Moisi Habilaj, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Borsh. Bëhet me dije se ai është arrestuar në ambientet e një beach bar në pronësi të të afërmve të tij. Në momentin e arrestimit, ai ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, gjë e cila do të shmangte identifikimin e tij nga policia. Moisi Habilaj ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.
Por kush është Moisi Habilaj dhe lidhja e tij me trafikun e lëndëve narkotike?
Moisi Habilaj është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua se favorizonte këtë grup kriminal. Gjykata e Posaçme e ka dënuar Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me 5 vite, duke bërë që të vuaj vetëm 10 vite burg në total.
Po ashtu bashkë me Habilajn është dënuar dhe Nezar Seiti, që njihej si financieri i grupit kriminal. Seiti është shpallur fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe dënimi i tij prej 12 vjetësh është ulur për 1/3, duke u përfunduar me 8 vite burgim. Hetimet për grupin filluan në vitin 2017, pasi në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe që do të trafikohej drejt Italisë.
Si u arratis Moisi Habilaj?
Habilaj u arratis nën hundën e policisë italiane më 11 janar të viti 2021. Ai ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën aty. Habilaj është dënuar edhe nga Gjykata e Apelit e Katanias me 15 vite e 5 muaj burg. Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, dhe para se të zbatohej vendimi i Apelit, u la në “arrest shtëpie”. Kur efektivët shkuan për ta dërguar në Komisariat nuk e gjetën më në banesën e tij./Dosja.al
moisi habilaj
Aktualitet
13 Qershor 2026, 22:20
E.d
Moisi Habilaj
TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Moisi Habilaj, është arrestuar mbrëmjen e kësaj t...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 21:46
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e Tiranës, ndërsa kanë përsëritur ...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 21:38
E.d
Pamje
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u kanë bërë thi...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 21:27
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku kanë thirrur në kor: “Parlamenti i krimit”. Nën thirrj...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:54
E.d
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:45
E.d
Pamje
TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se 33 vite më parë i ka kërkuar ish-presidenti të asaj kohe...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:37
E.d
Protestuesi
TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama e ka quajtur bastard dhe të paaftë, gjatë ...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta e qytetarëve e cila nisi fillimisht në Tiranë, ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërko...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:21
E.d
Pamje
TIRANË- Një pjesëmarrje rekord është shënuar ditën e sotme në protestën e 14-të rradhazi që po...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 20:15
E.d
Pamje
TIRANË- Një qytetare e cila kishte ardhur enkas nga Gjermania për protestën ka deklaruar se kryeministri Rama preferon t&eum...