7 Shkurt 2026, 17:29
Nga DOSJA

TIRANE - Derbi vogël i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos nuk nxorri fitues, duke u mbyllur në shifrat 1-1 pas 90 minutash plot emocione, tension dhe raste të humbura.
Një ndeshje që pati gjithçka: gol të shpejtë, penallti të shpërdoruar, karton të kuq dhe barazim dramatik në fund.
Tirana e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në sekondën e 40-të me golin e Falajes. Bardheblutë e trajnerit Nuhiju dominuan minutat e para, ndërsa Dinamo pati shansin ideal për të barazuar në minutën e 17-të, por Dejvi Bregu nuk arriti të konkretizojë penalltinë e fituar nga vetë ai.
Situata u përkeqësua për blutë në minutën e 35-të, kur Gudiabi u ndëshkua me karton të kuq pas një momenti tensioni në mesin e fushës, duke lënë Dinamon me një lojtar më pak. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 për Tiranën.
Edhe pse në inferioritet numerik, Dinamo nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin. Këmbëngulja u shpërblye në minutën e 81-të, kur 19-vjeçari Mustafa Koma shënoi golin e barazimit, duke heshtur tribunat dhe duke rikthyer ekuilibrat në derbi.
Barazimi konfirmon momentin e vështirë të ekipit të Ilir Dajës, që ende nuk ka shijuar fitoren në vitin 2026. Ndërsa Tirana, pavarësisht avantazhit numerik për shumë minuta, u detyrua të kënaqet me vetëm një barazim, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve dhe lënë pas vetes Bylisn dhe Flamurtarin në renditje.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Shkurt 2026, 14:00
SPANJE - Kryesues në La Liga, fitues i Superkupës së Spanjës, i dytë për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit dhe dir...
Sport
7 Shkurt 2026, 13:30
SPANJE - Gjykata e Madridit ka dënuar një pastor ungjillor, të akuzuar për përvetësim të 500.000 eurove të dhurua...
Sport
7 Shkurt 2026, 13:00
FRANCE - Sergio Ramos është në kërkim të një skuadre të re pas mbylljes së aventurës në Meksikë. Pavar&...
Sport
7 Shkurt 2026, 12:30
ITALI - "Perandori" është në Milano për Olimpik dhe vizitoi ish-shokun e tij të poznat zikaltër.
Klubi ndau foto nga tak në...
Sport
7 Shkurt 2026, 12:00
TIRANE - Nga lojërat pa orar në lagje te stadiumet e mbushura dhe fanella kuqezi, Bushi ndan historinë e një rrugëtimi të nd&eum...
Sport
7 Shkurt 2026, 11:30
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, përsëriti të premtojë se do të flasë hapur sa herë që "vriten njer...
Sport
7 Shkurt 2026, 11:00
Walid Regragui
FRANCE - Në Marsejë, lajmet nuk qëndrojnë kurrë në vend. Mezi kishin kohë ta përtypnin eliminimin e ...
Sport
7 Shkurt 2026, 11:00
SPANJE - Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbappé, është bërë një figurë kyçe në futboll, jo vetëm si pri...
Sport
7 Shkurt 2026, 10:30
ITALI - Afati kalimtar i transferimeve të AC Milan mund të jetë një frymëmarrje e re për arkën e kuqezinjve, me Sam...
Sport
7 Shkurt 2026, 10:01
TIRANE - Java e 23-të e Kategorisë Superiore dhuroi emocione dhe gola në katër përballjet e krijuara sot, ku rrjetat u tundën gj...