22 Prill 2023, 09:00
Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Portugezi vuri dorën në zonën e tij gjenitale, ndërsa fansat thërrisnin emrin e Lionel Messit, një gjest i papërshtatshëm dhe i dënueshëm gjatë muajit të Ramazanit.
Një ditë pas momentit të diskutueshëm, fansat filluan të bënin thirrje për dëbimin e futbollistit luzitan nga Arabia Saudite në Twitter. Madje, avokati Nouf Bint Ahmed ka bërë të ditur se ka bërë kallëzim penal kundër Cristiano Ronaldos.
Po çfarë vendosi Komisioni Disiplinor i Federatës Saudit pas gjestit të Cristiano Ronaldos? Duke iu referuar gjestit që bëri CR7, ai vendosi të mos ndërmerrte asnjë masë ndaj tij, sepse “ngjarja u transmetua vetëm në rrjetet sociale, jo në transmetimin zyrtar”, kështu që nuk mund ta ndëshkojë Ronaldon, njofton goli.com.
Një përfaqësues i klubit Al-Nassr ka pohuar se futbollisti portugez nuk ka dashur të bëjë një gjest të vrazhdë dhe se vendosja e duarve është shkaktuar nga dhimbjet që kishte futbollisti në atë zonë.
“Ronaldo kishte një lëndim. Dueli i tij me lojtarin e Al-Hilal, Gustavo Cuellar përfundoi me një goditje në një zonë shumë të ndjeshme. Ky është informacion i konfirmuar. Sa i përket shpjegimeve për tifozët, ata janë të lirë të besojnë atë që duan”,- tha gazetari Muhammed Al-Enezi, pas ndeshjes, pas një diskutimi me drejtuesit e klubit Al-Nassr.

Sakaq avokati Nouf Bin Ahmed i bën thirrje Ministrisë së Brendshme në Arabinë Saudite që të ndërhyjë dhe të kërkojë arrestimin dhe deportimin e Cristiano Ronaldos.
Konsiderohet si krim veprimi i pandershëm që bëhet në publik dhe është një nga krimet që mbart arrest dhe dëbim nëse kryhet nga një i huaj”,- tha avokati. E gjithë kjo ndërkohë që mijëra arabë shkruan në rrjetet sociale se ndiheshin të ofenduar nga gjesti i bërë nga ylli i Al-Nassr.
Indinjata e sauditëve nuk është shkaktuar vetëm nga vetë gjesti, por sidomos nga periudha në të cilën është bërë, gjatë Ramazanit.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Prill 2023, 08:30
ANGLI - United pati një nga ndeshjet më të këqija të sezonit, u tërhoq zvarrë nga Sevilla dhe humbi një ...
Sport
22 Prill 2023, 08:10
ANGLI - Piers Morgan, një gazetar britanik që mban një marrëdhënie miqësore me Cristiano Ronaldon, iu drejtua rrjeteve sociale p...
Sport
22 Prill 2023, 07:45
FRANCE - Sergio Ramos, ish-mbrojtësi spanjoll dhe qendërmbrojtësi i Paris SG, këtë të premte ka kritikuar seriozisht Elon Musk, ...
Sport
22 Prill 2023, 07:30
FRANCE - Në Angers, Paris Saint-Germain po teston kampionatin francez dhe mbyll ndeshjen në 2-0 në pjesën e parë.
Yl...
Sport
22 Prill 2023, 07:15
FRANCE - “Ka zhgënjim, fituam, jemi përpara, por nuk mund të luajmë vetëm në pjesën e parë. Zemërimi ish...
Sport
22 Prill 2023, 02:10
FRANCE - Në një sezon ideal, PSG nuk do të kishte luajtur kurrë këtë të premte në Angers. Nëse do të isht...
Sport
22 Prill 2023, 01:43
ANGLI - E pabesueshme dhe megjithatë plotësisht e vërtetë, me një skenar futbolli të nxjerrë nga faqet më të arta...
Sport
21 Prill 2023, 20:50
ITALI - Djali 19-vjeçar i mbrojtësit veteran të Milanit dhe kombëtares italiane Alessandro Costacurta dhe ish-Miss Italia dhe...
Sport
21 Prill 2023, 20:19
I.A
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez
KATAR- Të paktën në rrjetet e tyre sociale, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez...
Sport
21 Prill 2023, 19:45
BOSNJE HERCEGOVINE - Novak Djokovic vazhdon pa gjetur veeten në fushat me dhe në këto turne para Roland Garros. Pas humbjes së...