2 Prill 2023, 18:01
Nga DOSJA

HOLANDE - Feyenoord vazhdon të konfirmojë veten, si një nga zbulimet e Evropës dhe bën një hap gjigant drejt titullit të Eredivisie, i cili do të ishte i 16-ti në historinë e tij. Skuadra e Arne Slot fitoi derbin e Roterdamit kundër Spartës në stadiumin Het Kasteel (1-3) dhe kryeson ndaj Ajax-in me 8 pikë, që nuk shkoi përtej barazimit ndaj modestëve Go Ahead Eagles (0-0).
Feyenoord thelloi distancën me ndjekësit e tij, duke arritur fitoren e shtatë radhazi, me vetëm shtatë ndeshje të mbetura deri në përfundimin e garës. Fitorja u projektua pas 12 minutash me golin e brazilianit Igor Paixao, ndonëse Michael Pinto (33’) barazoi për ekipin vendas pas gjysmë ore.
Sparta pati një shans për të kaluar në avantazh pak para intervalit kur një top me dorë nga Mats Wieffer brenda zonës u akordua me penallti. Vito Van Crooij (45’+5) goditi, por portieri Timon Wellenreuther arriti ta ndalojë goditjen.
Feyenoord përshpejtoi në pjesën e dytë. Meksikani Santi Giménez (70’), që ka realizuar 8 gola në 10 ndeshjet e fundit, përfitoi nga një pasim i iranianit Alireza Jahanbakhsh dhe kaloi mysafirët në avantazh në një duel që u mbyll gjashtë minuta më vonë nga sllovaku David Hancko (76’) pasi mori një top të mirë nga Mats Wieffer.
Ndërkohë, Ajax gaboi për të dytën javë radhazi, duke barazuar në fushën e modesteve Go Ahead Eagles (0-0) dhe bëri një hap prapa në përpjekjen e tyre për të luftuar për titullin. Skuadra e Johny Heitinga nuk ishte në gjendje të shënonte kundër një ekipi që po luftonte për të shmangur rënien.
Ditë e gëzueshme për Feyenoord, i cili ka thelluar me tetë pike epërsinë ndaj Ajax dhe PSV Eindhoven dhe dhjetë ndaj AZ Alkmaar, që barazoi ndaj Heerenveen (1-1).
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Prill 2023, 17:37
ANGLI - Leicester City njoftoi largimin e trajnerit Brendan Rodgers “me marrëveshje të përbashkët”, pas disfatës s&eum...
Sport
2 Prill 2023, 17:35
BRAZIL - Një tifoz i Fluminense vdiq dhe një tjetër u plagos të dielën herët në mëngjes në mes të nj...
Sport
2 Prill 2023, 17:24
ANGLI - Nuk është drogë, nuk është një substancë dopuese, por mund të krijojë varësi dhe rreziqe të ndr...
Sport
2 Prill 2023, 17:12
KAMEZ - Si një finale e vërtetë për titullin kampion u mbyll ndeshja e sotme mes Kastriotit dhe Lacit. Të dy ekipet kërkonin marrj...
Sport
2 Prill 2023, 16:44
FRANCE - Shanset për të parë Lionel Messin duke luajtur në MLS nga vera e ardhshme, duket gjithnjë e më e la...
Sport
2 Prill 2023, 16:25
SPANJE - Ai quhet Enzo Alves dhe luan në kategoritë më të ulëta të Real Madridit. Babai i tij ndërkohë ësht&eu...
Sport
2 Prill 2023, 16:16
SPANJE - Joana Sanz ka thënë “mjaft”. Modelja nga ishujt Kanarie po kalon caste të vështira në jetë...
Sport
2 Prill 2023, 15:59
ARGJENTINE - “ Higuain do të luajë një ditë, nuk e dimë ende datën por konfirmohet fakti që do të luajë...
Sport
2 Prill 2023, 15:58
ITALI - Simone Inzagi i ka dhënë fund mbëmë çmendurisë së tij me Kristjan Asllanin. Megjithëse erdhi si një lojta...
Sport
2 Prill 2023, 15:53
SPANJE - Vdekja e Francisco J. Naval Pérez, Paco, një lojtar Chipiona, i cili luan për Segunda Andaluza Senior, ka tronditur Cadizin dhe...