LIVE UPDATES
Sport

FIFA trajnon 116 mësues të edukimit fizik të shkollave shqiptare!

Altin Lala përshëndeti nisjen e këtij programi në Shqipëri, duke e vlerësuar si një ‘iniciativë shumë të rëndësishme’. Lala dha një mesazh të rëndësishëm për 116 mësuesit e pranishëm në sallë.

21 Qershor 2023, 18:44 Nga DOSJA

FIFA trajnon 116 mësues të edukimit fizik të shkollave shqiptare!

TIRANE - Është lançuar këtë të mërkurë programi ‘Futbolli për shkollat’, një projekt bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i mbështetur nga institucioni i futbollit botëror, FIFA. Ky program kaq i rëndësishëm për të gjithë fëmijët e grupmoshës 8-14 vjeç do të përfshijë 116 shkolla në të gjithë vendin. Përfaqësues të FIFA-s kanë mbërritur në Tiranë dhe do zhvillojnë një seminar 3-ditor me 116 mësues të edukimit fizik, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku do të shpjegojnë programin ‘Futbolli për shkollat’ që pritet të nisë rrugëtimin në sezonin e ri shkollor në 116 shkolla 9-vjeçare në gjithë Shqipërinë.

Në nisje të seminarit të ditës së sotme, lançimin e këtij programi e përshëndetën anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pano Xhixho, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala dhe përfaqësuesi i FIFA-s dhe drejtuesi i programit, Antonio Buenano Sanchez.

Sakaq, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, përmes një video-mesazhi i uroi suksese të gjithë mësuesve të edukimit fizik, ndërsa shprehu edhe mbështetjen e institucionit të arsimit dhe sportit në vend. Ndër të tjera, Ministrja Kushi falënderoi Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për angazhimin e tij personal në këtë projekt dhe Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për vënien në jetë shumë shpejt të këtij programi.

Në Tiranë po zhvillohet një trajnim në kuadër të Programit “Futbolli për Shkollat”, që po realizohet në bashkëpunim me FSHF dhe FIFA, ku marrin pjesë të gjithë mësuesit e edukimit fizik nga 116 shkollat që janë pjesë e fazës së parë të programit. Ju uroj shume suksese për këtë trajnim dhe dua të shpreh mbështetjen e MAS, për mbarëvajtjen e trajnimit, por mbi të gjitha për zbatimin sa më të suksesshëm te programit vitin e ardhshëm shkollor.

Futbolli është sporti më i dashur e popullor kudo në botë dhe unë e kam parë nga afër edhe pasionin dhe vullnetin e nxënësve tanë. Por dua të theksoj që programi zhvillon jo vetëm futbollin në aktivitetet jashtëshkollore, por gjithashtu nxit edhe shume vlera të rëndësishme tek ata: krijon besim në vetvete dhe disiplinë tek nxënësit tanë; rrit bashkëveprimin social; përmirëson performancën e nxënësve në procesin e të mësuarit; promovon gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta, duke mbështetur pjesëmarrjen e vajzave por edhe nxënësve me aftësi ndryshe.

Dëshiroj të falënderoj FIFA dhe veçanërisht presidentin z. Infantino, i cili u angazhua vete personalisht në këtë projekt. Shumë faleminderit FSHF dhe Presidentit Armand Duka, me të cilin në janar nënshkruam marrëveshjen për këtë program, dhe sot, ja ku jemi së bashku, për të vënë në jete qëllimet, dhe për të gëzuar sa më shpejt rezultatet konkrete: identifikimi dhe mbështetja e talenteve; por pa dyshim edhe mbështetje për familjet shqiptare, që duan të angazhojnë sa më shumë fëmijët e tyre në aktivitete sportive.

FIFA trajnon 116 mësues të edukimit fizik të shkollave shqiptare!

Edhe legjenda e futbollit shqiptar, ish-kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala përshëndeti nisjen e këtij programi në Shqipëri, duke e vlerësuar si një ‘iniciativë shumë të rëndësishme’. Lala dha një mesazh të rëndësishëm për 116 mësuesit e pranishëm në sallë.

“Unë vetë jam rritur në Tiranë, këtu afër. Futbollin e luajtur e kam nisur në moshë të madhe, 13 vjeç. Kam nisur stërvitjen me Ilir Pernaskën. Futbolli për mua ka nisur në shkollë. Kontakti i parë ka qenë me profesorët e fiskulturës. Kur Gjermania doli kampione bote në vitin 2014, asnjë lojtar nuk e kishte nisur futbollin në një klub të Bundesligës, por në klube të vogla, në fshatra. Edhe ju jeni shumë të rëndësishëm për futbollin shqiptar, për të ardhmen. Shpresoj të bëni punën e mirë për zbulimin e talenteve, ta atyre që e kanë pasion futbollin. Jeni edukatorët e parë.

Ndoshta nga ky rresht këtu do të dalin 2-3 lojtarë që të luajnë për Kombëtaren. Kjo është detyra juaj dhe shpresoj ta bëni me pasion. Ju jeni jashtëzakonisht të rëndësishëm. Duhet pasion. Hiqini fëmijët nga të luajturit futboll në mënyrë virtuale, jepuni diçka për shëndetin dhe disiplinë. Uroj të nxirrni sa më shumë futbollistë” – tha Altin Lala në fjalën e tij.

Në këtë aktivitet mbajti një fjalë përshëndetëse edhe menaxheri i këtij programi, Antonio Buenano Sanchez, i cili veç falënderimeve, u shpreh i lumtur që ai dhe grupi i tij do të ndajnë përvojën e tyre me 116 mësuesit shqiptarë, në kuadër të këtij programi.

“Në emër të FIFA-s, dua t’ju falënderoj të gjithëve. Një falënderim i veçantë shkon për legjendën e futbollit, për kryetarin e Komisionit të Futbollit të Fëmijëve dhe gjithashtu për përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Jemi shumë të lumtur të jemi këtu në Shqipëri sot. Ka qenë një rrugëtim i gjatë për të gjithë ne. Ne duhet të jemi të qartë, sipari i programit ‘Futbolli për Shkollat’ vjen si rezultat i marrëveshjes mes FSHF-së dhe MAS dhe Shqipëria është vendi i gjashtë në UEFA që ka nisur këtë program. Jemi krenarë që jemi këtu, jemi shumë të lumtur që shohim përfaqësues nga 116 shkolla që do të jenë pjesë e programit të lançuar, ‘Futbolli për Shkolla’. Jemi të lumtur dhe të emocionuar të ndajmë përvojën me ju” – tha ndër të tjera menaxheri i këtij programi, Antonio Buenano Sanche .

Programi i ‘Futbollit për Shkollat’ ka si synim të mbështesë të gjitha shkollat 9-vjeçare, duke shpërndarë materiale bazë që duhen për futbollin dhe për zhvillimin e këtij sporti për të krijuar sa më shumë ekipe futbolli dhe për të zbuluar sa më shumë talente të reja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para