9 Shtator 2025, 22:46
Nga DOSJA

TIRANË- Shqipëria ja del të marrë atë që i duhej përballë Letonisë, 3 pikët. Fitojmë për herë të parë në historikun e përballjeve me kundërshtarë, por kjo është fitorja më e rëndësishme e momentit për kuqezinjtë të cilët vazhdojnë ëndrrën e tyre atë të synimit për t’u kualifikuar për në finalet e Botërorit 2026-të.
Shqipëria e fillon gjithçka mjaft mirë duke spostuar kundërshtarin në gjysmën e fushës së tij gjatë gjithë 45 minutave të para duke rrezikuar në disa raste, deri kur në minutën e 25-të kur Bajrami kombinon mjaft mirë me Laçin që depërton brenda zonës ku njëri prej mbrojtësve kundërshtarë e ndal topin me dorë dhe kuqezinjtë fituan një penallti që këtë herë goditet nga I pagabueshmi, të paktën deri më tani Kristajn Asllani.
Edhe këtë herë nuk gabon mesfushori i ri i Torinosi cili i jep mundësinë e avantazhit kuqezinjvëe dhe festës në Arenën Kombëtare të Tiranës. Edhe në pjesën e dytë gjithçka fillon me të njëjtin ritëm ku Shqipëria arrin të krijoj raster por është e pasaktë përpra portës kundërshtare. E gjithë energjia e shpenzuar fillon të japë shenjat e dobëtsis tek kuqezinjtë që në 15 minutat e fundit të ndeshjes rrezikuan shumë ta humbisnin avantazhin me shumë gabime që I dhanë mundësinë Letonisë të na rrezikonte, por për fat vetëm kaq.
3 pikët janë të Shqipërisë e cila tashmë ringjitet në vendin e dytë në grup, duke zbritur një pozicion më poshtë kundërshtarët e vërtetë, Serbinë e cila paralelisht me ndeshjen tonë, u shkatërruar me 5 gola nga Anglia në Beograd. Tashmë një muaj pushim, më pas sfida direkte Serbi Shqipëri më 11 nëntor për vendin e dytë, por deri atëherë ne jemi mbi ta.
ndeshja shqiperi-letoni
Sport
9 Shtator 2025, 22:37
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka mundur 1-0 Letoninë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që...
Sport
9 Shtator 2025, 21:34
TIRANË- Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Letoni në "Air Albania". Kuqezinjtë udhëheqin 1-0 ndaj nda...
Sport
9 Shtator 2025, 21:10
E. D
TIRANË- Kombëtarja e Shqipërisë ka zhbllokuar sfidën në 1-0 ndaj Letonisë. Mesfushori Kristjan Asllani nga pika e bar...
Sport
9 Shtator 2025, 20:53
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë në stadiumin “Air Albania” ësht&...
Sport
9 Shtator 2025, 20:40
TIRANË- Sapo ka startuar përballja Shqipëri-Letoni, në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria luan “finalen” e pa...
Sport
9 Shtator 2025, 20:30
TIRANË- Pas pak minutash do të startojnë dueli Shqipëri-Letoni në stadiumin “Air Albania”, kjo një ndeshje q&eu...
Sport
9 Shtator 2025, 19:21
Dosja
TIRANË- Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht pë...
Sport
9 Shtator 2025, 14:30
BRAZIL - Në një javë përgatitjesh për rikthimin e Brasileirãos, më 14 kundër Atlético Mineiro, u ngritën...
Sport
9 Shtator 2025, 14:00
FRANCE - Ish-mbrojtësi i Francës, Presnel Kimpembe, i është bashkuar Qatar Sports Club pas më shumë se dy vitesh probleme me d&e...
Sport
9 Shtator 2025, 13:30
Daniel Lewis, drejtori ekzekutiv i Tottenham
ANGLI - Tottenham është shprehur se klubi nuk është në shitje, pasi ka refuzuar dy sh...