20 Mars 2023, 14:06
Nga DOSJA
TIRANE - Jasir Asani është një nga risitë e Sylvinhos te Kombëtarja shqiptare, teksa bashkë me nis Mehmetin, grumbullohen për herë të parë, për ndeshjen ndaj Polonisë në Varshavë.
Ish-sulmuesi i Partizanit, që aktualisht luan në kampionatin korean, po bën mjaft mirë atje dhe ka fituar besimin e trajnerit, teksa në një konferencë për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit, rrëfeu emocionet e grumbullimit me Kombëtaren Kuqezi.
Si e pritët momentin kur morët ftesën nga Kombëtarja?
Jam shumë i lumtur, pasi jam nga Maqedonia e veriut dhe si çdo shqiptar atje, mezi e pres ftesën. Ne e ndjejmë fanellën kuqezi dhe japim gjithmonë 200%, ndaj jam shumë i lumtur që jam pjesë e Shqipërisë dhe gati të bëj më të mirën në fushë.
A keni ruajtur ndonjë gol për Kombëtaren, pasi shënuan tre gola fundjavën e kaluar në Korenë e Jugut?
Ftesën e kam pranuar menjëherë dhe me shumë dëshirë. Jam shumë i kënaqur që shënova tre gola në ndeshjen e fundit dhe tani jam gati të bëj maksimumin për Kombëtaren Shqiptare. Shpresoj që të fitojmë në Poloni dhe po të shënoj, do të ishte akoma më mirë.
Si ishte impakti i parë me trajnerin e ri?
Kam biseduar dje me trajnerin, por për të më kanë folur shumë njerëz. Është një trajner shumë i mirë dhe besoj që çdo gjë do të shkojë mirë. Duam të marrim rezultat pozitiv në Poloni dhe të arrijmë objektivat.
Ndaj cilit kundërshtar mund t’i marrim më lehtë tre pikët e plota?
Ne duhet të futemi në çdo ndeshje për të dhënë maksimumin, pasi asnjë takim nuk fitohet lehtë. Megjithatë ndeshjet duhen marrë me radhë dhe tani na pret Polonia, ndaj të mendojmë vetëm për atë.
Çfarë do t’i sjellë Asani Kombëtares Shqiptare?
Unë vij për të dhënë maksimumin gjithmonë, sa herë që trajneri të më hedhë në fushë. Natyrisht që dëshiroj të shënoj dhe nëse luaj, do të bëj maksimumin t’ia dal.
Si ju kanë pritur në grup?
Më kanë pritur shumë mirë, megjithatë duhet të them se disa prej futbollistëve i njihja prej kohësh. Jam shumë i lumtur që jam këtu.
Kush ua bëri urimin më të veçantë për ftesën në Kombëtare?
Alban Hoxha. Kemi kaluar shumë kohë te Partizani dhe edhe atij iu bë qejfi shumë që u grumbullova.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Mars 2023, 13:07
ANGLI - Trupi i yllit të ligës së regbi Bryn Hargreaves është gjetur pas më shumë se një viti pasi ai u zhduk në ...
Sport
20 Mars 2023, 12:28
FRANCE - Kur Arsenali u eliminua me penallti nga Sporting për Europa League, tifozët e ‘Topçinjve’ e quajtën at&eu...
Sport
20 Mars 2023, 11:55
SPANJE - “El Clasico” e luajtur të dielën mes Barcelonës dhe Real Madridit, për javën e 26-të të La Ligas, e ci...
Sport
20 Mars 2023, 11:44
ANGLI - Gabriel Martinelli hapi rezultatin në fitoren 4-1 ndaj Crystal Palace, ndërkohë që ai ishte edhe shkaktari i eliminimit nga Europa...
Sport
20 Mars 2023, 11:31
BRAZIL - Rikthimi në vendlindje nuk ka shkuar mirë për portierin Denis. Pas ‘aventurave’ sportive në Portugali dhe Greqi, ai n&e...
Sport
20 Mars 2023, 11:05
FRANCE - Atmosfera mes Leo Messit dhe tifozëve të Paris SG duket se është më e keqe se kurrë.
Këtë të diel...
Sport
20 Mars 2023, 10:41
ITALI - Pas tensionit të zakonshëm në fushën e ‘Olimpico’, Lazio-Roma vazhdoi edhe në tunnel dhe korridoret e s...
Sport
20 Mars 2023, 10:15
Presidenti i Federates Spanjole, Rubiales
SPANJE - Kapitull i ri në ‘telenovelën’ Negreira që po trondit Spanjën dhe Barcel...
Sport
20 Mars 2023, 10:09
ITALI - Stadiumi ‘Giuseppe Sinigaglia’ ofroi një mjedis pothuajse të pakrahasueshëm fundjavën e kaluar në brigj...
Sport
20 Mars 2023, 09:22
TIRANE - Sot fillon zyrtarisht grumbullimi i parë i trajnerit të ri të kombëtares shqiptare në prag të sfidës së pare el...