LIVE UPDATES
Sport

Formula 1/ Felipe Massa çon në gjyq çështjen e Singaporit dhe kërkon 70 mln. USD!

Pas 17 vitesh, Felipe Massa e çon në gjykatë çështjen "Crashgate" të Singaporit të vitit 2008, duke kërkuar 70 milionë dollarë kompensim.

2 Nëntor 2025, 10:30 Nga DOSJA

Formula 1/ Felipe Massa çon në gjyq çështjen e

ANGLI - Felipe Massa e ka çuar çështjen që lidhet me Kampionatin Botëror të Formula 1 të vitit 2008 në gjykatën e Londrës. Seancat paraprake dëgjimore u mbajtën këtë javë për të përcaktuar nëse çështja, e cila u hap pas 17 vitesh, mund të vazhdojë në gjyq.

Rasti "Crashgate" dhe titulli i humbur me një pikë diferencë

Beteja ligjore ka të bëjë me incidentin famëkeq "Crashgate" që ndodhi  në Çmimin e Madh të Singaporit në vitin 2008. Nelson Piquet Jr. u rrëzua qëllimisht (siç e rrëfeu vetë FIA-s në vitin 2009, "me sugjerimin e Renault", tha ai) për të shkaktuar futjen e Makinës e Sigurisë.

Shoku i skuadrës së brazilianit, Fernando Alonso, ishte i pari që doli në boks, duke përfituar nga Makina e Sigurisë, dhe më pas u rikthye për të fituar garën. Flavio Briatore dhe Pat Symonds, shefi i Renault në atë kohë, u skualifikuan fillimisht dhe më pas u liruan nga akuzat.

Makina e Sigurisë dhe kaosi që pasoi i kushtuan Massës, i cili në atë kohë luftonte për titullin, një ndalesë katastrofike në boks (ai e rifilloi garën me kapakun e karburantit ende të lidhur), gjë që i dha fund garës dhe e privoi nga pikët thelbësore. Braziliani humbi titullin botëror të pilotit ndaj Lewis Hamilton (atëherë te McLaren)  me një pikë diferencë në renditjen e përgjithshme.

Formula 1/ Felipe Massa çon në gjyq çështjen e

"Rrëfimi" i Ecclestone në vitin 2023

Ngjarja që e shtyu Massën - i cili nuk po kërkon titullin e pilotit - të ndërmerrte veprime ligjore (të cilat filluan në gusht 2023) ishte intervista e dhënë në vitin 2023 nga ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, i cili pranoi në një faqe interneti gjermane se kishte qenë në dijeni të "Crashgate" që në vitin 2008, por vendosi të mos ndërhynte. Megjithatë, kohët e fundit, Ecclestone tha në gjykatë se nuk e mbante mend ta kishte dhënë atë intervistë.

Massa nuk ka kërkuar shprehimisht që rezultati të anulohet, por po kërkon kompensim prej mbi 80 milionë dollarësh (rreth 70 milionë euro) dhe një deklaratë zyrtare se FIA ​​veproi në kundërshtim me rregulloret e veta duke mos hetuar menjëherë. 

FIA përgjigjet: "Po gabimet e Ferrarit?"

Në përgjigje të veprimit ligjor të Massa-s, Federata Ndërkombëtare e Automobilave (FIA), e kryesuar në atë kohë nga Max Mosley, reagoi ashpër. Federata theksoi:

"Shtetasi dhe banori multimilioner brazilian ka ngritur një kërkesë për kompensim në këtë juridiksion të Anglisë dhe Uellsit bazuar në një shkelje të dyshuar të rregulloreve ndërkombëtare të FIA-s, një organizatë private ndërkombëtare sportive me seli në Francë, në lidhje me ngjarjet që ndodhën gjatë dhe rreth Çmimit të Madh të Formula 1 të Singaporit mbi 17 vjet më parë, më 28 shtator 2008."

Deklarata e FIA-s nuk u ndal me kaq, duke përsëritur se kërkesa e Massa-s për kompensim "nuk vëren në dukje një sërë gabimesh të kryera nga ai vetë ose ekipi i tij, Ferrari, gjatë Çmimit të Madh të Singaporit dhe çmimeve të tjera të mëdha, të cilat kontribuan në vendin e tij të dytë në Kampionatin e Përgjithshëm të Pilotëve atë sezon".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!