LIVE UPDATES
Sport

FSHF-Sigal Uniqa, tetë vite partneritet. Presidenti Duka: “Sukseset arrihen falë bashkëpunimeve me të gjithë faktorët”!

“Viti që mbyllëm apo kualifikueset e kampionatit Europian kanë qenë më të suksesshmet e historisë së futbollit shqiptar”, - tha presidenti Duka.

10 Shkurt 2024, 12:25 Nga DOSJA

FSHF-Sigal Uniqa, tetë vite partneritet. Presidenti Duka: “Sukseset

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Sigal Uniqa Group Austria” që prej vitit 2016-të vijojnë të kenë një bashkëpunim të suksesshëm. Kompania “Sigal Uniqa Group Austria” është një ndër sponsorët kryesorë të FSHF-së dhe Kombëtares së futbollit teksa kontributi dhe mbështetja gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e madhe, pasi nëpërmjet kësaj kompanie, FSHF ka siguruar të gjithë futbollistët e nivelit profesionist, të Kombëtares, të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe futbollit të vajzave.

Për të folur rreth këtij bashkëpunimi të suksesshëm, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe CEO i grupit Sigal Uniqa, Avni Ponari zhvilluan një intervistë në “Top News”.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka theksoi se partneriteti me kompaninë “Sigal Uniqa” ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe shumë i frytshëm.

“Bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Futbollit me kompaninë Sigal Uniqa ka filluar që në 2016-ën dhe përderisa ka vazhduar kaq gjatë, përderisa është rinovuar disa herë kjo marrëdhënie, do të thotë se ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe shumë i frytshëm. Nëpërmjet kompanisë, FSHF ka siguruar pothuajse të gjithë futbollistët e niveleve profesioniste, të futbollistëve të Kombëtareve, të Kategorisë Superiore, të futbollit të vajzave.

Nuk është thjesht një mbështetje financiare, por është një bashkëpunim i vërtetë, një mbështetje në të gjitha këndvështrimet. Edhe nëse kemi ndonjë rast që nuk parashikohet nga kontrata, Sigal në asnjë mënyrë apo në asnjë kohë nuk refuzon të mbështesë apo të mbulojë çdolloj dëmtimi. Është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe jam shumë i sigurt që do të zgjasë gjatë sepse nuk besoj se Federata do të gjejë një kompani tjetër sigurimesh që do të mbështesë më mirë, do bashkëpunojë më mirë dhe në mënyrë shumë funksionale në të mirën e futbollit shqiptar në përgjithësi. Aq më shumë që drejtuesi i kompanisë Sigal është vetë një njeri i sportit. E kupton shumë mirë këtë dhe e bën me pasion këtë mbështetje, përveçse një detyrim kontraktor”, - tha fillimisht presidenti Duka.

Edhe themeluesi dhe CEO i Sigal Uniqa, Avni Ponari u shpreh i kënaqur nga ky partneritet, i cili, sipas tij, vjen në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe i uroi suksese ekipit Kombëtar në kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

“Mes misioneve që mund të ketë një kompani Sigurimi është edhe misioni social, i cili e bën të domosdoshme pjesëmarrjen në të gjithë jetën shoqërore. Kështu që ne e kemi konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Dhe natyrisht, njohja me Presidentin Duka dhe mundësitë e hapësirat që na ka krijuar ka bërë të mundur që ne të jemi sa më afër ekipit dhe futbollit. Duke qenë në cilësinë e drejtuesit të një federate tjetër, po të rëndësishme, unë e kam parë si një gjë të rëndësishme sigurimin e sportistëve, çka Shqipërisë i ka munguar prej vitesh.

Unë jam i kënaqur dhe krenar duke qenë sponsor i Federatës Shqiptare të Futbollit përsëri pas 8 vitesh kur Shqipëria ishte në kampionatin Europian dhe logoja e Sigal ishte e pranishme, ne jemi fatlumë që ndodhemi sërish në mbështetje të Federatës dhe unë i uroj suksese ekipit kombëtar por dhe presidentit Duka për këto arritje të jashtëzakonshme në këtë vit të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka rreth 100 mijë sportistë, në të gjitha kategoritë e në të gjithë moshat, të cilët janë pjesëmarrës në gara të ndryshme dhe atë që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta bëjnë të gjitha federatat. Në mënyrë që çdo sportist të jetë i siguruar, kjo është shumë e rëndësishme”, - tha CEO i Sigal Uniqa, Avni Ponari.

Më tej, presidenti Duka tha se viti 2023 ishte më i suksesshmi në historinë e futbollit shqiptar dhe shtoi se sukseset nuk mund të arrihen vetëm por falë bashkëpunimit me të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuojnë në të mirë të futbollit.

“Viti që mbyllëm apo kualifikueset e kampionatit Europian kanë qenë më të suksesshmet e historisë së futbollit shqiptar. Vendi i parë në grup, performanca fantastike e ekipit, performanca fantastike e të gjithë ambientit, e tifozëve ka qenë një ngjarje, në kompleks, për t’u shënuar në histori. E kam theksuar që asgjë nuk mund të arrihet vetëm. Aq më shumë në një sport kolektiv si futbolli. Pikërisht këtu merr forcë edhe bashkëpunimi që kemi me Sigal, bashkëpunimi që kemi edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të futbollit shqiptar, që të gjithë bashkë të realizojmë një ëndërr të përbashkët në fund të fundit kombëtare.

Sepse futbolli në një lloj mënyre është fe për shqiptarët, është sport shumë i dashur dhe këtë sukses e kemi arritur të gjithë bashkë. Pa dyshim me kontributin më të madh të futbollistëve por edhe të bashkëpunëtorëve tanë dhe të Sigal-it që ka qenë, siç e thashë në fillim, mbështetje e përhershme, e pakursyer dhe do të vazhdojë ta bëjë. Po të kthehemi në 2016-ën, ishte fillimi i bashkëpunimit me Sigal-in, që në një lloj mënyre na solli fat, na çoi në Europian. Ky bashkëpunim është edhe sot në 2024-ën dhe unë uroj të jetë akoma më shumë dhe jam i bindur që do të jetë akoma më shumë”, - tha presidenti Duka.

FSHF-Sigal Uniqa, tetë vite partneritet. Presidenti Duka: “Sukseset

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec