13 Shtator 2024, 17:02
Nga DOSJA

SUEDI - Në një ceremoni prej 600 personalitetesh, bota e futbollit i dha lamtumirën e fundit trajnerit legjendar suedez, Sven-Goran Eriksson.
Funerali u zhvillua në qytetin rural të Torsby, pranë kufirit me Norvegjinë dhe u ndoq nga qindra njerëz në një ekran gjigant të vendosur jashtë kishës, ku ndodhej trupi i 76-vjeçarit.
Pjesë e homazheve ishin kryeministra, drejtues klubesh, lojtarë dhe ish-futbollistë, teksa në nderim të tij, kombëtarja angleze dhe ajo suedeze luajtën me shirit të zi në krah ndeshjet e Nations League.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe legjenda David Beckham, i cili ishte kapiten i Anglisë nën drejtimin e Eriksson. Ai e udhëhoqi Anglinë në çerekfinalet e Kupës së Botës 2002 dhe 2006, dhe në Kampionatin Evropian 2004, duke menaxhuar një brez të artë lojtarësh që përveç Beckham përfshinte yje si Frank Lampard, Wayne Rooney dhe Steven Gerrard.

Një trajner i qetë, por i vendosur, Eriksson udhëhoqi skuadra në Suedi, Portugali dhe Itali drejt trofeve të mëdha në vitet 1980 dhe 1990, përpara se të merrte detyrën e trajnerit të kombëtares së Anglisë në 2001.
Ai filloi të ndërtonte reputacionin e tij ndërkombëtar, kur udhëhoqi klubin suedez IFK Gothenburg drejt titullit të Kupës UEFA në 1982 dhe u shpall nënkampion si trajner i Benficas për të drejtuar më pas klubet italiane të Romës, Fiorentinës, Lazios dhe Sampdorias.
Eriksson u largua nga stoli i kombëtares së “Tre Luanëve” në vitin 2006, për të kaluar si trajner i Manchester City dhe Leicester City, më pas Meksikës dhe Bregut të Fildishtë dhe klubeve në Kinë dhe Filipine.
Sven-Goran Eriksson njoftoi në janar se vuante nga kanceri i pankreasit, sëmundje me të cilën humbi edhe betejën për jetën.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Shtator 2024, 16:34
ANGLI - Mesfushori 33-vjeçar gjerman vendosi që të rikthehej sërish te Manchester City këtë verë pas vetëm një ...
Sport
13 Shtator 2024, 16:17
BRAZIL - Ylli Neymar po vijon rikthimin gradual në fushat e lojës në Arabinë Saudite, por ndërkohë ai i mban sytë te Brazil...
Sport
13 Shtator 2024, 16:01
GJERMANI - 52-vjeçari Georg Koch, një ish-portier i Bundesligës ka dhënë intervistën e tij të fundit, ndërsa pr...
Sport
13 Shtator 2024, 15:50
PORTUGALI - Një katërshe gjytaresh femra nga Shqipëria do të gjykojnë Sporting CP-Real Madrid, e vlefshme për turin e dytë ...
Sport
13 Shtator 2024, 15:32
SPANJE - Portieri numër dy i Real Madridit, Andriy Lunin, më në fund ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjol. 25-vje...
Sport
13 Shtator 2024, 15:24
ANGLI - Trajneri Pep Guardiola u shpreh “i lumtur” këtë të premte që Manchester City mund të fillojë t&eum...
Sport
13 Shtator 2024, 15:08
ZVICER - Formula e Champions League ndryshon me më shumë ndeshje dhe një fazë krejtësisht të re kualifikuese, por favo...
Sport
13 Shtator 2024, 14:52
GJERMANI - Në seancën e fundit të tregut të transferimeve, Xavi Simons u rikthye te Leipzig, ku ishte aktivizuar sezonin e kaluar,...
Sport
13 Shtator 2024, 14:43
FRANCE - Urimet më të mira për Gianluigi Donnarumma dhe Alessia e tij. Portieri i kombëtares italiane ka munguar në stër...
Sport
13 Shtator 2024, 14:27
SPANJE - Ditët e fundit në Spanjë është përfolur shumë për dështimin e Rodrygo për t'u nominuar n&...