12 Prill 2023, 12:38
Nga DOSJA

ANGLI - Bayern nuk kaloi mirë në Mançester, pasi u mposht nga City në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League me rezultatin 0-3.
Mirëpo, tifozët e Bayernit patën një performancë në tribuna për të cilën ende flitet dhe shkruhet në Angli dhe Gjermani. Bavarezët kishin një mesazh të qartë për pronarët e Manchester City dhe Manchester United, Sheikh Mansour Bin Zayed Al Nahyan dhe vëllezërit Glazer, Avram dhe Joel .

- Glazers, Sheikh Mansour, të gjithë autokratë jashtë! Futbolli i përket popullit – ishte pankarta në tribunën me tifozët e Bayernit gjatë ndeshjes kundër Manchester Cityt.
Familja amerikane Glazer ka qenë pronare e Manchester United për shumë vite dhe së fundmi po përmendet gjithnjë e më shumë se ata janë gati të shesin klubin. Që kur morën drejtimin e United, ata kanë qenë në luftë me një bërthamë të guximshme tifozësh.
Sheikh Yassim Bin Hamad Al Thani , djali i ish-kryeministrit të Katarit, ka bërë ofertën më të mirë për blerjen e Manchester United. Vlera e saj është tetë miliardë paund, gjashtë prej të cilave do të shkonin për familjen Glazer dhe dy prej të cilave do të investoheshin në klub. Manchester United është klubi i katërt më i pasur i futbollit në botë, sipas analizës Deloitte.
Nga ana tjetër, Sheikh Mansour është pronar i Cityt përmes kompanisë “City Football Group” dhe këtë klub anglez e ka bërë një gjigant europian, të cilit i mungon vetëm Champions League. Kjo është arsyeja pse ata shpenzuan një pasuri për të sjellë Erling Haaland. Në dekadën e fundit, një investitor i pasur nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka investuar dhjetëra miliarda euro në Manchester City dhe ka qenë nën vëzhgimin e UEFA-s për shkelje të vazhdueshme të Fair Play-it financiar.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Prill 2023, 12:24
TUNIZI - Nizar Aissaoui , një futbollist 35-vjeçar tunizian, i vuri flakën vetes përpara stacionit të policisë Haffouz në p...
Sport
12 Prill 2023, 12:10
FRANCE - Juan Polcan është një djalë që ka treguar se këmbëngulja shpërblehet vërtet.
I riu kishte vetëm nj...
Sport
12 Prill 2023, 12:02
MONTEKARLO - Novak Gjokoviç kaloi në turin e tretë të Masters në Monako duke fituar ndaj rusit Ivan Gakov, i cili pësoi edhe nj&...
Sport
12 Prill 2023, 11:44
ITALI - Përballja e fundit mes dy skuadrave ka ndodhur këtë muaj. Kuqezinjtë mundën 4-0 napoletanët në Serinë ...
Sport
12 Prill 2023, 11:37
ARABI SAUDITE - Sokol Cikalleshi gjeti golin e tij të shtatë në Ligën Saudite, por ky finalizim i sulmuesit të Kombëtares Shqiptar...
Sport
12 Prill 2023, 11:24
TUNIZI - Klubi amator i futbollit Ghardimaou, i cili luan në divizionin e katërt tunizian, ka pezulluar aktivitetet e tij pas emigrimit të pali...
Sport
12 Prill 2023, 11:05
SPANJE - Pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë, zyrtari i shtypit i Real Madridit donte t&e...
Sport
12 Prill 2023, 10:49
ARABIA SAUDITE - Trajneri francez stërviste skuadrën saudite të Al-Nassr që nga vera e vitit 2022. Ai zhvilloi 26 ndeshje në ...
Sport
12 Prill 2023, 10:34
ANGLI - Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Pep Guardiola tha se është “i shkatërruar emocionalisht” dh...
Sport
12 Prill 2023, 07:39
ANGLI - Sotheby's është kategorik: këto janë “këpucët sportive më të shtrenjta të shitura ndonjëh...