22 Shkurt 2024, 10:30
Nga DOSJA

ANGLI - Kushdo që e pëlqen futbollin dhe lundron në internet pothuajse çdo fundjavë, mund të gjejë video të pabesueshme të ndeshjeve të ligave amatore.
Video me gola që do t'i kishin zili yjet e mëdhenj të kampionatit botëror, me faza që shkaktojnë të qeshura pafund, me momente unike.
Dhe një moment i tillë lindi të shtunën e kaluar në gjysmëfinalen e Trofeut të Seniorëve të Londrës (një kompeticion lokal i Shoqatës së Futbollit të Londrës), ku Croydon First u përball me Cockfosters Reserves dhe fitoi me rezultatin përfundimtar 3-0. Megjithatë lajmi nuk është fitorja apo kualifikimi i saj në finale…
Por lajmi është goli i parë i ndeshjes, i cili tashmë pretendon seriozisht një vend në librin e rekordeve “Guinness”, por edhe në historinë e futbollit botëror, si më i shpejti i shënuar ndonjëherë.
Golashënuesi 36-vjeçari Ryan Hall, i cili e nisi karrierën e tij nga akademitë e Crystal Palace, ishte në një moment te Leeds, por nuk bëri kurrë kërcimin e madh në karrierën e tij, duke vazhduar vitet e fundit në kategoritë amatore.
Hall, sapo gjyqtari fërshëlleu për fillimin e ndeshjes, pasi kishte parë portierin kundërshtar të ishte mjaft larg portës së tij, pa u menduar gjatë gjuajti menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetën e Cockfosters!
Dhe sigurisht, të parat janë reagimet e shokëve të skuadrës, por edhe të ndihmës trajnerit të skuadrës së tij, që nuk mund ta besonte se çfarë kishte ndodhur saktësisht...
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Shkurt 2024, 10:00
ANGLI - Përleshjet në një ekip futbolli janë thuajse një dukuri e zakonshme... Megjithatë, që një luftë e till&eu...
Sport
22 Shkurt 2024, 09:30
GJERMANI - “Valsi” i trajnerëve po bëhet gjithnjë e më i gjallë dhe, pas njoftimit të Bayern Munich në lid...
Sport
22 Shkurt 2024, 09:00
PALESTINE - Gjyqtari ndërkombëtar palestinez Mohamed Khatab dhe familja e tij u vranë pas një bombardimi izraelit, që synoi shtë...
Sport
22 Shkurt 2024, 08:30
SHBA - Inter Miami i nisi detyrat në sezonin e ri të MLS me këmbën e djathtë. Lionel Messi ishte sigurisht fytyra e ndeshje...
Sport
22 Shkurt 2024, 08:00
SPANJE - Barça barazoi kundër Napolit. Mund të kishin fituar, por përfundoi 1-1, gjë që e lë të hapur ndes...
Sport
22 Shkurt 2024, 07:30
ARABIA SAUDITE - Gjyqtari vërshëllen për herë të fundit, duke konfirmuar fitoren e Al Nassr-it (2-0) ndaj Al Fayha-s dhe rrjedhimisht...
Sport
21 Shkurt 2024, 22:57
ITALI – Nuk ka fitues në “Diego Armando Maradona”, në përballjen e Napolit me Barcelonën e cila u mbyll në barazim 1-...
Sport
21 Shkurt 2024, 22:04
ANGLI - Liverpool nuk gaboi në Anfield ndaj Luton Town teksa fitoi me rezultatin 2-1. Ndeshja nuk nisi mirë për të besuarit e trajnerit Jurg...
Sport
21 Shkurt 2024, 20:43
ITALI - Skuadra e Fiorentinës në kampionatin italian njoftonte sot se sulmuesi saj Kouame është sëmurur me malarie. Ata thonin se kishi...
Sport
21 Shkurt 2024, 20:28
ITALI - Kanye West ishte në Milano. Reperi i njohur dhe ekscentrik e ka ndjekur ndeshjen mes Interit dhe Atletico Madridit nga tribuna e “Giuseppe Me...