"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Pozicionin e ri në krye të Tiranës, e ka konfirmuar dhe vetë trajneri Gugash Magani, i cili e pret me padurim startin e ri në këtë detyrë. Pritet zyrtarizimi…
TIRANE - Gugash Magani do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Burime pranë klubit bardheblu konfirmojnë ardhjen e trajnerit 59-vjeçar në krye të skuadrës 26 herë kampione e Shqipërisë.
Në fakt, Magani duket se ka qenë kandidatura e vetme për të zëvendësuar Bledi Shkëmbin në këto momente. Madje pozicionin e ri në krye të Tiranës, e ka konfirmuar dhe vetë trajneri Gugash Magani, i cili e pret me padurim startin e ri në këtë detyrë.
Magani ka qenë trajner i Tiranës për dy sezone, kjo në periudhën 2013-2015. Dhe nga 1 dhjetor 2013 deri më 17 maj 2015 e ka drejtuar Tiranën në 68 ndeshje, në të cilat ka marrë 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.
Më parë Magani ishte në krye të Lushnjës dhe dha dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Oriku, pas humbjes 0-1 në stadiumin Roza Haxhiu. Më pare, trajneri karizmatik Magani ka drejtuar dhe Shkumbinin, Flamurtarin, Besën, Teutën, Egnatian.
Po kështu, ai ka drejtuar dhe Trepça’89 në Kosovë. Gugash Magani pritet të jetë trajneri që do të mund të nxjerrë Tiranën nga kriza ku ndodhet.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Liverpool është gati të nisë bisedimet me Mohamed Salah për një kontratë të re dhe për ...
ANGLI - Enzo Maresca, trajneri i Chelseat, shpjegoi mungesën e minutave të João Félix. Ai i justifikoi lëvizjet e fundit ...
ANGLI - Rio Ferdinand ishte i emocionuar për fitoren e Sportingut ndaj Manchester Cityt (4-1) në Champions League, vetë...
SPANJE - Në mes të humbjes të Real Madridit kundër Milanit (1-3), pati një lëvizje në zonën e ...
ANGLI - André Onana komentoi bastin e Manchester United për Rúben Amorim, si trajner dhe pranoi se ai pa fitoren e Spor...
TIRANE - Federata Qipriote e Futbollit festoi të martën e 5 nëntorit, 90-vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor u kremtua me nj&eum...
HOLANDE - Rafael van der Vaart argumentoi se sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres është më i mirë se Erling Haala...
SPANJE - Thierry Henry analizoi performancën e Mbappé në humbjen e Real Madridit kundër Milanit, duke drejtuar gishtin...
ANGLI - Benjamin Mendy fitoi këtë të mërkurë, sipas shtypit anglez, çështjen gjyqësore kundër Mancheste...
ZVICER - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë këtë të mërkurë një mesazh urimi për Donald Trump, i cili...