9 Qershor 2024, 14:53
Nga DOSJA
Trajneri Okan Buruk
TURQI - “Gundogan do të qëndrojë te Barcelona”. Kështu deklaroi Okan Buruk në konferencën për shtyp, pasi zyrtarizoi rinovimin e tij si trajner i Galatasarayt deri në vitin 2026.
Ditët e fundit në fakt emri i mesfushorit gjerman ishte lidhur me klubin turk, por Buruk ishte shumë i qartë në këtë drejtim. Ja fjalët e tij të raportuara nga AS :
“Çdo trajner do të donte ta kishte në ekipin e tij, por e di që Ilkay do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona edhe për një vit. Ai është një lojtar i nivelit më të lartë, për nga personaliteti dhe karakteri, por është e sigurt që do të qëndrojë atje edhe për një vit”.

Rinovimi i kontratës së Buruk
Dy tituj në dy sezone, një punë e jashtëzakonshme për të rikthyer Galatasarayn në konkurrencë në Turqi dhe Evropë. Okan Buruk e meritoi plotësisht rinovimin, i cili mbërriti sot: trajneri i lindur në 1973 ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026.
Okan mbërriti në klubin e Stambollit në verën e vitit 2022, pas një viti e gjysmë pushimi pas përfundimit të aventurës së tij si trajner i Basaksehirit, me të cilin kishte fituar kampionatin në sezonin 2019/20.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Qershor 2024, 14:45
KROACI - Mbrëmë Kroacia fitoi 2-1 ndaj Portugalisë, në një miqësore para fillimit të Kampionatit Evr...
Sport
9 Qershor 2024, 14:36
SPANJE - Një dopiedë e mrekullueshme kundër Irlandës së Veriut, dje në fitoren 5-1 të Spanjës. Mesfushori i Barcelo...
Sport
9 Qershor 2024, 14:30
ANGLI - Pak ditë para fillimit të Euro'2024, Wayne Rooney tha në rubrikën e tij në gazetën angleze 'The Times' se në Kampiona...
Sport
9 Qershor 2024, 14:11
GJERMANI - Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, doli në një konferencë pë...
Sport
9 Qershor 2024, 14:00
SPANJE - Spanja vazhdon të fitojë dhe të shënojë gola, duke dërguar një sinjal përpara Kampionatit Evropian të...
Sport
9 Qershor 2024, 13:30
ANGLI - Bruno Fernandes nuk është më i paprekshëm te Manchester United: siç raporton ‘Mirrorr’, klubi angl...
Sport
9 Qershor 2024, 13:00
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanis&e...
Sport
9 Qershor 2024, 13:00
ÇEKI - Federata Çeke e Futbollit njoftoi këtë të diel tërheqjen dhe largimin nga kombëtarja për në “Euro ...
Sport
9 Qershor 2024, 12:25
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Media britanike "Express.co.uk" i ka kushtuar një artikulli kampionatit të Euro 2024 në Gjermani dhe trazirave q&eu...
Sport
9 Qershor 2024, 12:30
Endrick, pasi shënoi një gol kundër Meksikës
SHBA - Dorival Junior, trajneri i Canarinhas, ishte plot lëvdata për Endrick n&e...