8 Mars 2023, 10:46
Nga DOSJA
Arkivoli me eshtrat e "Mbretit" Pelé ka udhëtuar në rrugët e Santos në një procesion funerali
BRAZIL - "Mbreti" Pelé, i cili vdiq dhjetorin e kaluar në moshën 82 vjeç, kishte specifikuar në testament, që gruaja e tij e tretë dhe e fundit, Marcia Cibele Aoki, duhet të mbajë 30% të pasurisë së tij, duke përfshirë "detyrueshëm" shtëpinë ku ata jetonin në Guaruja, një vendpushim bregdetar në São Paulo,- tha për AFP të marten, avokati i të vesë së ish-futbollistit Luiz Kignel.
Trashëgimia e tij përfshin këtë rezidencë, pasuri të tjera të paluajtshme dhe një aksion në markën Pelé, shpjegoi Me Kignel, i cili saktësoi se ende nuk është kryer inventarizimi i plotë dhe për pasojë nuk dihet shuma totale e pasurisë.
Avokati shtoi se testamenti i tre herë kampionit të botës, përmend mundësinë që Pele të kishte një vajzë të panjohur, e cila do të kishte të drejtë për një pjesë në 70% e mbetur të pasurisë, e cila ishte e rezervuar për shtatë fëmijët e tjerë të ish-lojtarit.
“Ai tregoi mundësinë e ekzistencës së një vajze tjetër, njohja e së cilës do të varet nga një test i ADN-së që nuk mund të kryhej (për Pelé) për shkak të pandemisë dhe gjendjes së tij shëndetësore”,- shpjegoi ai. Ajo është një braziliane, sipas Me Kignel, e cila kërkon të njihet si vajza e tij dhe për të cilën nuk dihen shumë, përveçse ka ndërmarrë veprime ligjore në Brazil për kërkimin e atësisë.
Në shtator 2022, një gjykatë në São Paulo, urdhëroi Pelé që t'i nënshtrohej një testi të ADN-së, sipas faqes së internetit G1. Kjo e fundit, tani duhet t'i kryhet një prej fëmijëve të tij të njohur. Kjo grua do të ishte fëmija i tetë i legjendës së futbollit brazilian, i cili vdiq nga kanceri në São Paulo më 29 dhjetor. I martuar tre herë, ai njohu zyrtarisht shtatë fëmijë.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Mars 2023, 08:01
ANGLI - Kyle Walker, mbrojtësi i Manchester Cityt, i cili është edhe një lojtar i kombëtares angleze, mund të përballet ...
Sport
8 Mars 2023, 07:34
ARGJENTINE - Jeta e përditshme në Argjentinë ka ndryshuar, pasi Kupa e Botës u fitua nga kombëtarja e këtij vendi dhe t&...
Sport
8 Mars 2023, 07:23
SPANJE - Xavi Hernández e pranon se të jesh trajner te Barcelona është shumë e ndërlikuar, por ai dëshiron të vazhdoj&...
Sport
7 Mars 2023, 23:43
ANGLI - Të martën në mbrëmje janë luajtur dy ndeshjet e para të kthimit të raundit të 1/16-ave të Champions Leagu...
Sport
7 Mars 2023, 21:02
BELGJIKE - Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për Nainggolan. Mesfushori belg 34-vjeçar premtoi shumë në fillim t&e...
Sport
7 Mars 2023, 20:27
TIRANE - Tre tifozë, të pranishëm në derbin e mbrëmjes së djeshme mes Partizanit dhe Tiranës në ‘Air Albania&...
Sport
7 Mars 2023, 20:10
ANGLI - Neil Ruddock, ish-qendërmbrojtësi i Liverpool, tha se, në moshën 54-vjeçare, ai kishte frikë për jetën e tij...
Sport
7 Mars 2023, 19:30
ANGLI - Damian Oliver mori një kthesë të fortë në jetën e tij, kur vendosi të linte futbollin për të provuar fatin ...
Sport
7 Mars 2023, 19:20
TURQI - Trajneri i Trabzonspor, Abdullah Avci, njoftoi dorëheqjen e tij të marten, pasi kampionët në fuqi të Turqisë, zën&eum...
Sport
7 Mars 2023, 18:13
ANGLI - Britanikja “Mirror” zbulon këtë të hënë “ndëshkimin brutal” të Erik ten Hag ndaj lojtarë...