LIVE UPDATES
Sport

Historia rrënqethëse, kur shoferi i Escobarit, vrau futbollistin e kombëtares për një autogol!

Ndeshja e diskutueshme u luajt më 22 qershor 1994 në stadiumin Rose Bowl në Pasadena. Kolumbia kishte humbur edhe nga Rumania para asaj ndeshjeje dhe vetëm një triumf ndaj SHBA-së do t'i linte në garën për 1/8 e Kupës së Botës.

22 Qershor 2023, 18:56 Nga DOSJA
Historia rrënqethëse, kur shoferi i Escobarit, vrau futbollistin e

KOLUMBI - Kanë kaluar pothuajse 29 vjet nga vrasja tragjike e futbollistit kolumbian Andreas Escobar, i cili vdiq më 2 korrik 1994, para një klubi nate në Medellin, Kolumbi, për shkak të autogolit që shënoi në një ndeshje kundër SHBA-së në Botëror. Një humbje që i kushtoi Kolumbisë një vend në raundin tjetër të kompeticionit.

Ndeshja e diskutueshme u luajt më 22 qershor 1994 në stadiumin Rose Bowl në Pasadena. Kolumbia kishte humbur edhe nga Rumania para asaj ndeshjeje dhe vetëm një triumf ndaj SHBA-së do t'i linte në garën për 1/8 e Kupës së Botës. Andres Escobar ishte tragjedia e ndeshjes, pasi shënoi autogol në minutën e 34-të në një ndeshje që Kolumbia humbi 2:1. Askush nuk dyshoi se Escobar kishte firmosur dënimin e tij me vdekje me atë autogol.

@detectivefile Episode 39 : Andres Escobar ⚽️????️ #crimetok #crime #story #creepystory #horrortok #creepy #truestory #escobar #andreescobar ♬ Sad and lonely - MoppySound

"Ju siguroj se asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur në grupin tonë, ne thjesht luajtëm keq. Shihemi së shpejti sepse jeta nuk mbaron këtu", shkruante Escobar në një rubrikë për "El Tiempo", e cila u publikua vetëm pak orë para se të vritej brutalisht. Ato fjalë të bëjnë të rrëqem edhe sot.

Dhjetë ditë më vonë, Escobar u kthye në Kolumbi, megjithëse fillimisht kishte planifikuar të vizitonte të afërmit në Las Vegas. Futbollisti kolumbian e ka kaluar natën me miqtë e tij në një klub nate në periferi të Medellin. Sipas versionit zyrtar të policisë, Escobar u largua nga klubi rreth tre të mëngjesit.

Në parkingun përballë klubit e kanë pritur tre persona dhe kanë nisur të debatojnë me të. Escobar kishte hyrë tashmë në makinë kur njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi 12 plumba në drejtim të futbollistit. Dyshohet se pas çdo gjuajtjeje, vrasësi bërtiste: "Gol", siç bëjnë komentuesit e Amerikës së Jugut. Dyshohet se vrasësi ishte shoferi i një bosi famëkeq të drogës. Escobar vdiq 45 minuta më vonë dhe më shumë se 120,000 njerëz morën pjesë në funeral.

Dy dekada e gjysmë më vonë, një nga vrasësit më të famshëm të të famshmit Pablo Escobar, John Jairo Velezquez Vazquez , i njohur edhe me pseudonimin "Popeye", zbuloi se vdekja tragjike e futbollistit nuk erdhi nga tekat e vrasësve, por vetëm për shkak të autogolit.

Ai pretendon se vrasja nuk ishte fare e planifikuar.

Ajo që supozohej të ishte “thjesht” një breshëri ofendimesh u kthye në një breshëri të shtënash.

Sepse Andres Escobar nuk donte të heshtte për ofendimet, por donte të debatonte me të dy që iu drejtuan. Nuk e kishte idenë se kush ishin.

"Gabimi i Andres ishte se ai iu përgjigj atyre djemve," zbuloi "Popeye" në dokumentarin "The Two Escobars". Ai ishte një nga vrasësit kryesorë të Pablo Escobar dhe sipas pranimit të tij, për shkak të urdhrave të kriminelit të famshëm, ai dënoi edhe të dashurën e tij. Ai po argëtohej me ish të dashurën e shefit të tij (Wendy Cavariadja), kur teksa ishin shtrirë, ra zilja e telefonit dhe nga ana tjetër u dëgjua zëri i Escobar: "Ti ose ajo, mos hezito asnjë sekondë. Dashuri ose vdekje, para ose plumb. Unë jam duke pritur." Si kryevrasësi dhe krahu i djathtë i Pablo Escobar-it, Velázquez iu bind urdhrave edhe pse ishte në shtrat me gruan që donte.

Pas një burgimi të gjatë, ai doli nga burgu në vitin 2016, hapi një kanal në YouTube dhe mori pjesë në disa programe televizive, si sezoni i tretë i serialit "Narcos", si dhe dokumentari i përmendur për Andres Escobar, dhe vdiq në mosha 57 vjeçare nga kanceri i ezofagut.

Andres Escobar ishte vetëm 30 vjeç kur u qëllua në rrugë në vendlindjen e tij Medellin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para