LIVE UPDATES
Politike

'I kërkoi të bënte KUJDES'/ CNN: Ish-zyrtari i lartë i FBI takoi Ramën, mori 225 mijë euro nga punonjësi i inteligjencës shqiptare

Në artikull përmendet fakti që ai është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe një politikan kosovar.

24 Janar 2023, 09:37 Nga A.B
'I kërkoi të bënte KUJDES'/ CNN: Ish-zyrtari i
Edi Rama dhe Charles McGonigal

SHBA- Arrestimi i djeshëm ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus ka bërë jehonë në mediat më të mëdha ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar dhe detaje nga hetimet e Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

"CNN" ka publikuar një artikull mbi ngjarjen, ku përmendet edhe fakti që McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari. Në artikull përmendet fakti që ai është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe një politikan kosovar.

'Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal dështoi të zbulonte në formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë persona. Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse.'- thuhet ne artikull.

Artikulli i plote:

McGonigal po përballet me akuza në Nju Jork për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe akuza për pastrim parash për bashkëpunimin në vitin 2021 me Oleg Deripaska, një oligark rus i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

Ai akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225,000 dollarëve në pagesa.

Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal dështoi të zbulonte në formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë persona.

Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse.

Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Një nga pagesat në para, rreth 80,000 dollarë, dyshohet se iu dha McGonigal-it ndërsa ai ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Neë York City.

Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet lobuese të huaja të një shtetasi amerikan bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, referuar aktakuzës. McGonigal nuk i zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare.

Charles McGonigal, një veteran i FBI-së prej 22 vitesh, i cili u pensionua në 2018, u arrestua të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy kur kthehej nga një udhëtim ndërkombëtar.

McGonigal pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan ndërsa avokati i tij ka deklaruar se ai është i pafajshëm.

Si u krye bashkëpunimi me oligarkun rus

Sa i përket akuzave në lidhje me oligarkun rus, aktakuza pretendon se McGonigal u takua për herë të parë me përkthyesin rus, Shestakov, në vitin 2018 ndërsa ishte akoma zyrtar në FBI, nëpërmjet një oficeri të inteligjencës ruse, i njohur si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Bashkimin Sovjetik dhe Federatën Ruse.

McGonigal udhëtoi në Londër dhe Vjenë rreth vitit 2019 për t’u takuar me Deripaskan dhe të tjerë për të “fshirë” oligarkun rus nga lista e sanksioneve të SHBA.

Ish-agjenti i FBI-së dhe përkthyesi i akuzuar gjithashtu për të njëjtën akuzë, Shestakov, u përpoqën të fshehin përfshirjen e tyre me Deripaskan, duke përdorur kompani guaska dhe nënshkrime të falsifikuara për të marrë pagesa nga oligarku rus.

Në vitin 2021, McGonigal dyshohet se po punonte për të marrë skedarë të “dark ëeb” për Deripaskan, të cilat ai tha se mund të zbulonin “asetet e fshehura me vlerë më shumë se 500 milionë dollarë amerikanë” dhe informacione të tjera që McGonigal besonte se do të ishin të vlefshme për Deripaskan.

Kjo përpjekje u ndërpre papritmas kur FBI-ja sekuestroi pajisjet e tyre elektronike personale në nëntor të atij viti.

Deripaska, një aleat i Putinit, u sanksionua nga SHBA në vitin 2018 në përgjigje të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe u akuzua për shkelje të sanksioneve amerikane në shtator.

Ai është një nga oligarkët më të njohur në Rusi dhe emri i tij doli gjatë hetimit Trump-Rusi në lidhje me zgjedhjet në SHBA. Ai u përmend dhjetëra herë në raportin e këshilltarit special Robert Mueller, i cili thotë se ai është “në një linjë të ngushtë” me Putinin.

arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj