24 Janar 2023, 07:24
Nga A.B
David J. Kostelancik
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.
David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.
Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.
Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë. Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.
Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjihashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.
Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Marre nga VOA
joe biden david j. kostelancik
Politike
23 Janar 2023, 23:48
F.M
Tiranë
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar video nga rrugët e përmb...
Politike
23 Janar 2023, 23:41
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ...
Politike
23 Janar 2023, 23:31
F.M
Agron Çela dhe Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka komentuar largimin e Agron Çelës nga Partia e Lirisë drejt Partis&...
Politike
23 Janar 2023, 21:43
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga autorit...
Politike
23 Janar 2023, 21:06
a.l
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçano Boçi ka publikuar disa mesazhe që vijnë nga puno...
Politike
23 Janar 2023, 21:07
Charles McGonigal
NJU JORK – Ndaj një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për sh...
Politike
23 Janar 2023, 20:52
a.l
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reguar për kallëzimin që ministri i Drejtësisë, Ulsi Ma...
Politike
23 Janar 2023, 20:56
F.M
Marash Logu
TIRANË- Marash Logu ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Në një reagi...
Politike
23 Janar 2023, 20:24
F.M
Olta Xhaçka dhe Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të shprehet në...
Politike
23 Janar 2023, 19:17
F.M
Konviktet
TIRANË- Studentët që jetojnë në godinat e Konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk kan&eu...