24 Tetor 2024, 21:00
Nga DOSJA
SKOCI - Charlie Watson, një 19-vjeçar që luan për Threave Rovers, në divizionin e katërt të Skocisë, vazhdon të luajë futboll, pavarësisht se vuan nga kanceri i lëkurës, ka treguar ai për stacionin televiziv BBC këtë të enjte.
“Kisha një gungë në bark që filloi të bëhej më e madhe dhe i kërkova mjekut që ta hiqte. Dy javë më vonë më thanë se gunga doli se ishte kancer lëkure”,- tha Watson, duke shtuar se ishte një tronditje për të. Ai u diagnostikua me melanoma malinje, e cila tani është në fazën e katërt dhe është përhapur në mushkëri, mëlçi dhe nyjet limfatike.
Një vit pasi u diagnostikua me melanoma malinje, i riu shënoi golin e fundit në fitoren 6-1 ndaj Vale Leithen, në raundin e parë të Kupës së Skocisë, kompeticion në të cilin Threave Rovers do të përballet me Stranraer.
“Nuk më vjen keq për veten. Jam tipi i njeriut që e pranoj atë që ndodh”,- është shprehur lojtari para ndeshjes së parë të karrierës që do të transmetohet në televizion.
Trajneri Danny Dunglinson e vlerësoi "luftën shumë të ashpër" të Charlie Watson. "Ai është vetëm 19 vjeç dhe nuk ka humbur asnjëherë një seancë stërvitore dhe gjatë ndeshjeve nuk e shohim asnjëherë jashtë vendit apo vuajtjes. Në rastin më të mirë, mund të them se ai po bëhet gjithnjë e më i mirë", tha trajneri i tij Danny Dunglinson.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Tetor 2024, 19:26
ARABIA SAUDITE - Steven Gerrard, 44 vjeç, është një nga figurat më të rëndësishme në të gjithë historin...
Sport
24 Tetor 2024, 18:33
FRANCE - Tifozëve të Besiktas-it u është ndaluar të udhëtojnë drejt Lionit për të parë ndeshjen e sonte në...
Sport
24 Tetor 2024, 18:20
ANGLI - Ish-sulmuesi anglez Troy Deeney tregoi, në podcastin 'Undr the Cosh', detaje për tre ditët, në të cilat ai shpenzoi 300 mij&eum...
Sport
24 Tetor 2024, 18:01
SHBA - Tenistja ruse Maria Sharapova, pesë herë fituese e Grand Slam-eve, dhe binjakët Bob dhe Mike Bryan, një nga çiftet më...
Sport
24 Tetor 2024, 17:10
ZVICER - Braziliani Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madridit, është shpallur lojtari më i mirë i ditës së tretë t&...
Sport
24 Tetor 2024, 16:45
ANGLI - Erling Haaland nuk kërkon të largohet nga Manchester City. Për më tepër, klubi dhe lojtari janë të zhytur n...
Sport
24 Tetor 2024, 16:24
ANGLI - Pas katër ditësh, elita e futbollit do të mblidhet në Théâtre du Châtelet në Paris për ndarjen e trofev...
Sport
24 Tetor 2024, 16:01
SPANJE - Real Madridi ka njoftuar se sulmuesi i tyre Rodrygo ka pësuar një dëmtim në bicepsin e djathtë të femurit, pas ekzaminime...
Sport
24 Tetor 2024, 15:47
FRANCE - Lionel Messi dhe Aitana Bonmati, fituesit e “Topit të Artë” në vitin 2023, do të njohin pasardhësit e tyre kë...
Sport
24 Tetor 2024, 15:27
HOLANDE - Një gjest shumë i hapur nga Ajax për 450 tifozët, që fluturuan për në Baku të Azerbajxhanit pë...