LIVE UPDATES
Sport

Identitet, traditë & kulturë në fanelat e reja të Kombëtares shqiptare për UEFA Nations League, të realizuara nga Macron…

3 Shtator 2024, 16:44 Nga DOSJA

Identitet, traditë & kulturë në fanelat e reja të

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë prezantuar uniformat e reja që do të veshin Shqiponjat në ndeshjet e radhës ndërkombëtare.

Kombëtarja shqiptare vjen nga një kampionat europian “Gjermani 2024”, ku tregoi se është një skuadër e fortë, e aftë për të vënë në vështirësi kundërshtarë të niveleve më të larta, si Italia, Kroacia (në atë barazim 2-2) dhe Spanja, që më pas do të shpallej Kampione e Europës, në një sfidë ku djemtë e Sylvinhos luftuan deri në fund, duke u mundur me rezultat minimal.

Eksperienca e “Euro 2024” përfaqëson një përvojë të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që është e vetëdijshme se është një ekip që mund të arrijë objektiva të rëndësishëm.

Akti i parë i edicionit të ardhshëm që premton emocione të mëdha është prezantimi i uniformave të reja të lojës që ekipet kombëtare të shqiponjës dykrenore do të mbajnë veshur në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare në UEFA Nations League.

Fanelat përfaqësojnë identitetin e kësaj skuadre dhe lidhjen e fortë me traditën dhe kulturën e vendit ballkanik. Ngjyrat, simbolet dhe referencat artistike i bëjnë unike bluzat e krijuara nga Macron, partner teknik i FSHF-së që prej vitit 2016.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi sigurisht që është në ngjyrën e kuqe tradicionale (ngjyrën e flamurit shqiptar) me pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve në ngjyrë të zezë.

Karakteristika grafike që bën dallimin në këtë fanelë është e stampuar në pjesën e përparme, me një dizajn tipik të kulturës shqiptare, veçanërisht e përdorur në veshjet tradicionale, në sixhade dhe stolitë e tjera në përgjithësi, alternohet me dizajnin e shqiponjës me dy koka.

Pjesa e brendshme pas qafës është e personalizuar me një etiketë me sfond të kuq me detaje të grafikës së pranishme në fanelë, shkrimin FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT, logon e Macron dhe shkrimin ‘Designed in Bologna’ që vërteton se çdo veshje është ideuar, projektuar dhe zhvilluar në “Macron Campus”.

Në gjoks, në të djathtë është stampa e zezë prej silikoni, Macron Hero, dhe në të majtë është logoja e FSHF-së.

Në fund të fanelës nga brenda është vendosur përsëri një shirit me shkrimin e ndarë nga dizajni i shqiponjës “Ti Shqipëri, më jep nder”, një frazë e kthyer në slogan të Shqipërisë, e marrë nga poezia e poetit të njohur Naim Frashëri.

Në shpinë, në pjesën e jashtme të kornizës së qafës, me të zezë është stampuar shkrimi SHQIPËRI (Albania), që përsëritet me grafikë të stampuar dhe në fund të fanellës.

Pantallonat janë në ngjyrë të zezë, me logon Macron Hero në shiritet anësore. Edhe çorapet janë në ngjyrë të zezë, me dy shirita horizontalë lart në ngjyrë të kuqe, e njëjta ngjyrë me logon Macron Hero të vendosu mbi kavilje dhe shkrimi Shqipëri mbi pulpë.

Versioni i fanelës së dytë është i bardhë me kornizën e qafës dhe skajet e mëngëve në të zezë me detaje të kuqe. Dizajni në pjesën e përparme është i njëjtës si te fanella e parë, edhe kjo me stampimet përkatëse.

Kroniza e qafës, shiriti i personalizuar në pjesën e poshtme të fanellës nga brenda, detajet në pjesën e pasme të qafës dhe shkrimi në pjesën e poshtme të fanellës nga prapa janë identike me versionin e fanellës së parë.

Pantallonat e shkurtra janë të bardha me shirita të zinj, dhe logon Macron Hero në anësore. Çorapet e bardha kanë në pjesën e sipërme dy shirita të kuq e të zi dhe shpalosin logo Macron Hero dhe shkrimin Shqipëri në ngjyrë të zezë, përkatësisht sipër kaviljes dhe në pulpë.

Së fundi, fanella e tretë është totalisht e zezë, përsëri me një kornizë në qafë me detaje të kuqe, gjithashtu të pranishme në skajet e mëngëve. Ashtu si në fanellën e parë dhe të dytë, edhe kjo fanella ka një model të stampuar në pjesën e përparme me dizajnin tipik të kulturës shqiptare.

Logon e Macron Hero në gjoks është në ngjyrë të kuqe, ashtu si logoja e FSHF e vendosur në të majtë. Kompleti plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza me logon Macron Hero në ngjyrë të kuqe në anë dhe çorape të zeza, këto të fundit me një vijë horizontale të dyfishtë të kuqe në pjesën e sipërme. Logo Macron Hero mbi kavilje dhe shkrimi Shqipëri në pulpë janë gjithashtu të kuqe

Si të gjitha veshjet e realizuar nga Macron, edhe ato të Kombëtares shqiptare janë prodhuar në Eco Fabric, një veshje 100% poliestër e ardhur nga riciklimi i plastikës pas konsumit.

Më specifikisht, pëlhura e përdorur është Eco-Light Sirena dhe prania e panelit të pasmë në Eco Micromesh dhe përbërjet në Eco Mesh sigurojnë që veshja të jetë e lehtë dhe me ajrosje. Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare mund t’i gjeni në dyqanin online në faqen e FSHF dhe faqen zyrtare të Macron.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 3 Shtator 2024, 11:30

Joao Mario largohet për te Besiktas…

TURQI - Joao Mario (56 ndeshje, 3 gola) ka zgjedhur të largohet nga kampionati portugez. Sipas burimeve të ndryshme luzitane, mesfushori 31-vjeç...

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste