"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Inter - Benfica, një tjetër 'biletë' për në gjysmëfinale. ‘Zikaltrit’ të favorizuar pas fitores, ‘Shqiponjat’ mendojnë për kthesën
Inter dhe Benfica përballen sot, e mërkurë, 19 prill, në orën 21:00 në San Siro në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League
19 Prill 2023, 18:10Nga DOSJA
ITALI - Skuadra italiane kapërceu dyshimet në ndeshjen e parë dhe triumfoi ndaj Benficës, që nuk arriti të krijonte shanse falë rolit të madh të linjës së tyre prej tre qendërmbrojtësish dhe suksesit të vogël të lojtarëve të tyre sulmues. Në Estadio Da Luz, Interi ishte më i mirë dhe mori fitoren 0-2.
Skuadra portugeze nuk e mori veten nga disfata në kompeticionin europian dhe shënon tri humbje radhazi në ligën portugeze ndaj Portos në shtëpi dhe ndaj Chaves si mysafir.
Në ndeshjen e dytë ata kanë mundësinë të kthehen në gjysmëfinale të Champions League, por për këtë do të duhet të kapërcejnë rezultatin negativ të ndeshjes së parë.
Ndeshja e dytë çerekfinale ndërmjet Interit dhe Benficës për Champions League do të luhet sot në San Siro, në orën 21:00. Ja dhe formacionet e mundshme të dyja skuadrave: