"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Ishim në një dyqan për fëmijë për të blerë një dhuratë. Papritur, qindra tifozë u mblodhën jashtë dhe nisën të godasin xhamin. Njëri prej xhamave u thye dhe u detyruam të iknim me vrap.”
ARGJENTINE - Claudia Villafañe, ish-bashkëshortja e legjendës Diego Armando Maradona, ka ndarë një sërë kujtimesh të jashtëzakonshme nga vitet që kaluan së bashku në Napoli, në një intervistë emocionuese përpara rikthimit të saj në Itali.
Ndoshta një nga historitë më të pabesueshme që Claudia kujton me buzëqeshje është kjo:“Ishim në një dyqan për fëmijë për të blerë një dhuratë. Papritur, qindra tifozë u mblodhën jashtë dhe nisën të godasin xhamin. Njëri prej xhamave u thye dhe u detyruam të iknim me vrap. Por qeshnim, në Napoli nuk ishim kurrë vetëm”, kujton ajo.
Claudia tregon se gjatë qëndrimit të tyre në Itali, ishin të detyruar të dilnin vetëm natën: “Na ndiqnin edhe me varka kur dilnim në det. Na rrethonin me gomone dhe barka të vogla, vetëm për ta përshëndetur Diegon. Ishte çmenduri, por ne ishim të lumtur”.
Me një zemër të ndarë mes Buenos Airesit dhe Napolit, Claudia vjen sërish në qytetin që e bëri Maradonën një ikonë të përjetshme: “Napoli është i vetmi vend ku Diego nuk ka ikur kurrë. Ai është gjithmonë aty, në rrugë, në murale, në historitë që njerëzit tregojnë. Sa herë kthehem, ndjej sikur po rikthehem në shtëpi”.
Në rrëfimin e saj, ajo kujton edhe momentin e madh të prezantimit të Maradonës më 5 korrik 1984 në “San Paolo”: “Stadiumi ishte plot, njerëzit nuk ndaleshin së bërtituri. Ai doli në fushë, filloi të bëjë pallegje dhe tha: ‘Buonasera napoletani’. Ishte e pamundur të mos qaje nga gëzimi”.
Për Claudian, goli më i bukur i Diegos nuk është ai kundër Anglisë në Botëror: “Ishte goditja e dënimit ndaj Juventusit në ‘San Paolo’. Topi u ngrit dhe përfundoi në rrjetë në një mënyrë që sfidonte çdo ligj të fizikës. Maradona ishte kështu – i papërsëritshëm”.
E pyetur nëse e ndjen mungesën e tij, ajo përgjigjet me emocion: “Më vjen keq që nuk mund të shohë nipërit e tij duke u rritur. Benjamin luan futboll si ai. Azul nuk e ka njohur kurrë, por flet për të vazhdimisht. Ishte një gjysh i mrekullueshëm. Ky është hidhërimi im më i madh”.
Dhe në fund, kur e pyesin çfarë do t’i thoshte Diegos nëse ai do të ishte ende gjallë: “Ai i di të gjitha. Flas me të gjithmonë. E di që më dëgjon”.
B.T (Dosja.al)
AZERBAIXHAN - Debutimi i Azerbajxhanit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 rezultoi të ishte një makth, me ...
SHBA - Carlos Alcaraz është rikthyer në fronin e US Open pas vitit 2022, duke përfunduar një turne vërtet t&eu...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar edhe dje një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ...
ARGJENTINE - Wanda Nara dhe Maksi Lopez do të jenë përsëri bashkë. Jo si çift, por në një emision televiziv. Më...
ZVICER - Shqipëria U21 do të luajë në Zvicër ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për muajin shtator, duke u v&e...
UKRAINE - Mesfushori ukrainas i Benfikës, Georgiy Sudakov, ndau sot në rrjetet sociale foto të shtëpisë së tij në Kiev, pasi ...
MAQEDONI E VERIUT - Maqedonia e Veriut ka hedhur kandidaturën e fortë që të jetë deri në fund pretendente kryesore për kualif...
TIRANE - Roberto Bordin është trajneri i ri i Tiranës. Italiani pason Vangjel Milen pas vetëm 2 ndeshjesh nën drejtimin e bardhebluve. ...
TURQI - U luajtën mbrëmjen e sotme disa prej ndeshjeve të vlefshme për fazën e grupeve të eliminatoreve të Botërorit 2...
LITUANI - Shokët e tij të ekipit e kuptuan rëndësinë e momentit duke nxituar për të përqafuar Memphis Depayn. Holandezi,...