LIVE UPDATES
Sport

“Ishte e vështirë pas dëmtimit”/ Rrëfimi i Kumbullës për median italiane: “Mendoj për Kombëtaren, ja pse zgjodha Espanyolin”

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Marash Kumbulla ka folur për huazimin e tij te Espanyol nga Roma.

18 Tetor 2024, 12:09 Nga DOSJA
“Ishte e vështirë pas dëmtimit”/ Rrëfimi i

ITALI - Në një intervistë me Corriere dello Sport, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marsh Kumbulla u pyet për ngritjen e tij të shpejtë, si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Spanjë, pas lëvizjes së tij si i huazuar nga Roma në verë.

“Ne jemi vetëm në fillim të sezonit. Unë patjetër ndihem mirë dhe po luaj mirë. Po gjej qëndrueshmëri, e cila është gjëja më e rëndësishme për një futbollist. Shpresoj të vazhdoj kështu.

Huazimi te Sassuolo? Mendoj se ka një shpjegim të thjeshtë. Jam një lojtar që duhet të jem mirë fizikisht. Shumë prej kolegëve të mi iu deshën disa muaj për t’u rikthyer në nivele të larta kur ata këputën ligamentin.

Fatkeqësisht në gjashtë muajt me Sassuolon, po lija pas dëmtimin dhe nuk isha në gjendje të shprehesha sa më mirë në fushë. Isha i zhgënjyer me veten time”, u shpreh si fillim mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

24-vjeçari u ndal dhe te huazimi i tij te Espanyol, duke treguar se përse mori këtë vendim. “Espanyol? Më kërkuan, si trajnerin ashtu edhe drejtuesit dhe më bënë të ndihem i rëndësishëm. Askush nuk mund t’ju garantojë një pozicion të përhershëm, por ndjeva se klubi kishte besim tek unë. Dhe ishte e vërtetë. Më ndihmoi edhe fakti që arrita në gjendje të mirë fizike, sepse kisha bërë një fazë përgatitore të mirë me Romën në verë”.

Jeta në Barcelonë? “E bukur. U ambientova menjëherë. Unë jetoj në një apartament në qendër, bëj pazar, fansat janë të pasionuar, por jo ndërhyrës në jetën private. Qyteti, i cili është i bukur, i përshtatet shumë karakterit tim. Nuk më pëlqen të shfaqem shumë publikisht. Në Romë është pothuajse e pamundur të mos biesh në sy. Nuk po them që është një gjë e keqe, por një futbollist e vlerëson qetësinë private”.

Kumbulla gjithashtu u ndal dhe te e ardhmja e tij, i cili u shpreh se për momentin nuk po mendon aspak për të dhe se është vetëm i fokusuar te Espanyoli dhe te Kombëtarja shqiptare. “E ardhmja ime? Fakti është se nuk e mendoj. Unë jam këtu dhe dua të kontribuoj për të ndihmuar Espanyol të mbijetojë në La Liga. Unë kam edhe Kombëtaren shqiptare për të menduar. Në fund të sezonit do të shohim se çfarë është më e mira për të bërë.”

Në fund, Kumbulla u ndal dhe te periudha e tij te Roma, aty ku u kritikua jo pak nga tifozët verdhekuq. “Kritikat e tifozëve të Romës? Ndoshta thjesht nuk më mbajnë mend si futbollist. Është pak e bezdisshme të pranosh kritika të ashpra. Siç e thashë edhe më parë, në Itali për një vit e gjysmë nuk e shpreha mirë potencialin tim. Por kam mjaftueshëm vetëbesim për të ecur përpara. Nëse ngecni në një gabim, nuk mund ta bëni këtë punë. E dija që herët a vonë do të kthehesha.

Momentet më të mira dhe më të këqija te Roma? Më i miri ishte goli ndaj Real Sociedad, në Europa League. Më e keqja ishte kartoni i kuq kundër Sassuolos. Ajo goditje ndaj Berardit ishte një gjest instinktiv për të cilin u pendova menjëherë. Fatkeqësisht, ishte tepër vonë për t’u kthyer dhe ai episod na kushtoi ndeshjen”, përfundoi 24-vjeçari shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi