LIVE UPDATES
Sport

Ja kur do të hidhet shorti i Champions League dhe ndarja 32 skuadrave në grupe. Priten gjashtë fituesit e ‘play-off’-it...

Të enjten, më 25 gusht, në Stamboll, do të hidhet shorti për kompeticionin më të rëndësishëm continental, ku 26 skuadrat e kualifikuara automatikisht, si dhe gjashtë fitues të raundit të ‘play-off’-it, që do të ndahen në 8 grupe me nga katër skuadra

22 Gusht 2022, 18:29 Nga DOSJA

Ja kur do të hidhet shorti i Champions League dhe ndarja 32 skuadrave

ZVICER – Champions League nis në fazën finale, me shortin më të shumëpritur të çdo vere, atë të fazës së grupeve. 32 skuadrat e kualifikuara do të ndahen në tetë grupe me nga katër, në të cilat, dy të parat do të kalojnë në fazën e 1/16-ve për të luajtur në raundet e eliminimit. 

Shorti do të hidhet këtë të enjte, më 25 gusht, në orën 18:00, në qytetin e Stambollit, ku  do të luhet edhe finalja e këtij sezoni për Champions League. Në të do të përfshihen 26 skuadrat e kualifikuara automatikisht, si dhe gjashtë fitues të raundit të ‘play-off’-it, që do të konfirmohen më 23-24 gusht. Pra në total, 32 ekipe. 

Këto grupe do të ndahen në katër vazo, ku në të parën do të jenë nga kampionët në fuqi të Champions League dhe fituesi i Europa League, si dhe kampionët e gjashtë vendeve me koeficientin më të lartë në Europë. Pra, në Vazon 1 do të jenë: Real Madrid (ESP), Eintracht Frankfurt (GER), Manchester City (ANG), AC Milan (ITA), Bayern Munich (GER), Paris Saint-Germain (FRA), Porto (POR), Ajax (NED)

Në vazot 2 deri në 4 do të jenë skuadra në vartësi të renditjes së koeficientit të klubit. Në rastin e federatave me dy përfaqësues, klubet do të çiftohen për të shpërndarë ndeshjet e tyre, mes të martës dhe të mërkurës. Në rastin e federatave me katër përfaqësues, do të bëhen dy çiftime. Këto do të kryhen në bazë të audiencës televizive. Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një ekipi nga e njejta federatë. Çdo kufizim tjetër do të njoftohet përpara shortit.

Vazo 2 do të përbëhet nga: Liverpool (ANG), Chelsea (ANG), Barcelona (ESP), Juventus (ITA), Atletico Madrid (ESP), Seville (ESP), RB Leipzig (GER) Tottenham Hotspur (ENG).

Në Vazon 3 dhe 4 do të jenë: Borussia Dortmund (GER), Salzburg (AUT), Shakhtar Donetsk (UKR), Inter (ITA), Napoli (ITA), Sporting CP (POR), Bayer Leverkusen (GER), Olympique Marseille (FRA), Bruges (BEL), Celtic (SCO), të cilave do t’u shtohen edhe gjashtë skuadrat e tjera që do të dalin nga ndeshjen e ‘play-off’-it.

Kalendari i ndeshjeve në fazën e grupeve të Champions League do të jetë:

Dita e parë: 6/7 shtator

Dita e dytë: 13/14 shtator

Dita e tretë: 4/5 tetor

Dita e katërt: 11/12 tetor

Dita e pestë: 25/26 tetor

Dita e gjashtë: 1/2 nëntor

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare