22 Gusht 2022, 14:41
Nga DOSJA

JAPONI - Fundi i rrugëtimit të fantazistit spanjol Andrés Iniesta është veçanërisht i vështirë. Humbja e skuadrës së tij, Vissel Kobe, në çerekfinalen e Champions League të Azisë kundër Jeonbuk (1-2) ishte një tjetër zhgënjim i ashpër, në një sezon fatal për të. Spanjoli nuk mundi të ishte as në stol për shkak të problemeve fizike, që po e ndjekin. Trajneri, Yoshida, e kishte lënë si zëvendësues në raundin e kaluar dhe nuk e kishte detyruar të dilte në fushë. Këtë herë gjërat ishin më keq: ai as u thirr dhe mbi të shpërtheu zemërimi rreth tij dhe ekipit si pasojë e eliminimit.
Vissel Kobe është në vendet e rënies edhe në J-League dhe projekti vazhdon të lëkundet, duke filluar nga vetë Iniesta. Lamtumira me kampionët nuk ndihmon. As spanjolët e tjerë, Bojan dhe Sergi Samper, nuk ishin me skuadrën pasi edhe ata u dëmtuan. Ajo që dukej si një grup kompakt disa muaj më pare, me Lotinën në pankinë, u kthye në një makth bazuar në rezultatet e dobëta. Trajneri bask ishte i pari që e pagoi kur u shkarkua.
Iniesta, shumë i dashur që nga ardhja e tij në Japoni, tani nuk është kursyer nga kritikat. Gjendja e tij nuk është më e mira dhe disa tifozë të klubit preferojnë lojtarë 100% në vend të legjendës spanjole, e cila mbushi 38 vjeç në maj. Një situatë e vështirë për ish-gjeniun e Barcelonës, i mësuar me presionin që në fëmijëri, ndonëse së fundmi është pakësuar shumë nga problemet fizike. Shmangia e rënies nga kategoria tani është sfida kryesore e tij dhe e Vissel Kobe.

B.T (Dosja.al)
Sport
22 Gusht 2022, 13:59
SPANJE - Pas përfundimit të Real Sociedad-Barcelona 1-4, që ishte fitorja e parë e sezonit 2022-23 për skuadrën e dr...
Sport
22 Gusht 2022, 13:46
FRANCE - PSG e ka nisur Ligue 1 me një nivel të lartë, pjesërisht falë Leo Messit. Sulmuesi argjentinas e ka nisur kampionatin ...
Sport
22 Gusht 2022, 13:28
ITALI - Mjedisi roman është tronditur nga dëmtimi i keq i Wijnaldum, i cili i ka thyer tibian. Trajneri i ‘verdhekuqv...
Sport
22 Gusht 2022, 12:52
MADRID- Casemiro nuk mundi t'i mbante lotët teksa i tha lamtumirë Real Madrid gjatë një konference tepër emocionale për shtyp n&...
Sport
22 Gusht 2022, 12:21
ARGJENTINË- Një pushtim fushe krejtësisht ndryshe nga ai që kemi parë në një ndeshje futbolli. Një rast i bukur na vje...
Sport
22 Gusht 2022, 12:21
PORTUGALI-Java e tretë e kampionatit portugez u mbyll me sfidën mes Portimonense dhe Guimaraes. Një sfidë mes dy skuadrave që e kishi...
Sport
22 Gusht 2022, 12:09
SPANJE - Fund shumë i nxehtë në ‘Cívitas Metropolitano’. Festa kur Gerard Moreno nxorri gjuhën në n...
Sport
22 Gusht 2022, 11:28
ANGLI - I shkëputur nga titujt në pesë vitet e fundit, klubi më i suksesshëm i Anglisë po përballet me vështirësi...
Sport
22 Gusht 2022, 11:15
A.B
Luiza Gega
TIRANË- Sportistja Luiza Gega është pritur me ceremoni në Rinas, nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe përfaqësu...
Sport
22 Gusht 2022, 11:08
ITALI - "Duhet ta kuptojmë që ky është një kampionat tjetër, të lëmë atë që ishte e bukur, të vendos...