"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Pasi vëllai i tij i madh, Jude, arriti të impresiononte, edhe Jobe Bellingham u vendos në botën e futbollit anglez. Në Sunderland këtë verë, vetëm 18 vjeç, mesfushori sulmues po bën të ndjehet prania e tij dhe po bëhet një pjesë e domosdoshme e skuadrës.
ANGLI - Pasi Jude u bë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit këtë verë, me rreth 103 milionë euro, ëndrrën e tij po e ndjek edhe vëllai i vogël, Jobe (në përmasa më të vogla).
Gjithashtu i rritur në Birmingham, si Jude, ku bëri debutimin e tij në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare, mesfushori i ri mori një sfidë të re këtë verë, duke nënshkruar për Sunderland në Championship (kategoria e dytë angleze).
Vetëm 18 vjeç, Jobe u përshtat shpejt me klubin e tij të ri. I riu anglez mund të luajë edhe si mesfushor sulmues dhe një numër ‘9’ fals dhe ka nisur si titular në të nëntë ndeshjet e kampionatit të “Maceve të zeza” këtë sezon.
Në gusht, kundër Rotherham, Jobe shënoi një “dopio” (2-1), e para në karrierës e tij si lojtar profesionist. Rastësisht, vëllai i tij më i madh, Jude, gjithashtu ia doli mbanë kundër Almerias në të njëjtën periudhë.

Edhe pse krahasimet mes dy vëllezërve janë të pashmangshëm, Jobe duket se është imun ndaj presionit, që i është bërë indirekt nga Jude. Për më tepër, ai dëshiron të ndërtojë historinë e tij në futboll dhe për këtë arsye ka zgjedhur të mbajë emrin e tij të parë në fanelë në vend të mbiemrit.
"Unë mendoj se ai po përpiqet të krijojë identitetin e tij,"- tha menaxheri i tij, Tony Mowbray, sipas “footmercato.net”, në gusht: "Ai nuk dëshiron të jetë në hije nga vëllai i tij, ai dëshiron të jetë futbollisti që përfaqëson dhe veçanërisht ai don t’u tregojë njerëzve se çfarë di të bëjë."
Në gusht, Jobe u vlerësua si lojtari i muajit te Sunderland, një njohje e qëndrimit të tij të patëmetë dhe përparimit të qëndrueshëm pavarësisht moshës së tij të re: "Ai është një diamant absolut, nuk e di se ku do të jetë pas pesë vitesh, por unë jam shumë krenar për të. Pasuria e tij më e madhe është gatishmëria për të mësuar”, ka vlerësuar trajneri i Sunderland.
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - Familja e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo po shijon pasurinë e paimagjinueshme që ylli i famshëm i futbollit ka fituar gj...
KINE - Hedhësi i çekiçit, Ali Zanqawi nga Kuvajti, pa dashje ka plagosur rëndë një gjyqtar kur gjatë Lojërave Aziati...
BELGJIKE – Gjimnastja e mrekullueshme amerikane Simone Biles bëri histori, pasi ajo u bë vajza e parë që performoi me sukses "Yurichen...
SPANJE - Lojtaret e FC Barcelona dhe kombëtares spanjole të futbollit, Alexia Putellas dhe Irene Paredes, kanë mbërritur...
SERBI - Marko Roksiç, një nga lojtarët më të mirë të “E-football”, është tërhequr nga turneu kua...
SHBA - Lionel Messi mbetet jashtë për Inter Miami me Arendinon jashtë për ndeshjen e tretë radhazi dhe pyetja tani është kur ...
SPANJE - Ish-komisioneri José Manuel Villarejo mori pjesë ballë për ballë me Artur Mas në programin 'El M&oa...
ANGLI - Pep Guardiola duhej ta shikonte humbjen e Manchester Cityt kundër Wolverhampton të shtunën nga tribuna. Dhe, tashm&eu...
SPANJE - Sot do të jetë një ditë e paharrueshme për Lamine Yamal. Tre ditë pasi u mrekullua përsëri në&nb...
MEKSIKE - Nëpërmjet rrjeteve sociale, ish-arbitëri Francisco Chacón, zbuloi se gjyqtarja Priscila Pérez është kë...