Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Jose Mourinho (60) pasi u shkarkua nga AS Roma në fillim të kësaj jave, tani është një trajner i lirë…

ITALI - Në sezonin e tij të tretë në Romë, Mourinho ka humbur mbështetjen e drejtuesve pas rezultateve të pakënaqshme të periudhës së fundit. “The Special One” u eliminua së fundmi nga Kupa e Italisë pas 0-1 në derbin me Lazion, ndërsa në xhiron e fundit të Serisë A humbi edhe ndeshjen me Milanin, 1-3.
Por aventura e radhës e Mourinhos mund të jetë edhe në Itali. “Sport Mediaset” bën të ditur se agjenti Jorge Mendes ka kontaktuar me telefon presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe i ka propozuar që “The Special One” të jetë trajneri i kampionëve aktualë të Italisë në sezonin e ardhshëm.
“Presidenti De Laurentiis ka marrë parasysh disponueshmërinë e Mourinhos për sezonin e ardhshëm”,- shkruajnë italianët, të cilët deklarojnë se Napoli tani është më i fokusuar te dritarja e merkatos.
Mbetet për t'u parë nëse Napoli do të kthehet te Jose Mourinho në verë, por mediat italiane pretendojnë se paga e trajnerit portugez mund të jenë një pengesë e madhe. Në Romë, "The Special One" merrte 7 milionë euro në vit, të cilave u shtoheshin edhe bonuset, shumë që De Laurentiis do të ishte i gatshëm t'ia ofronte vetëm Antonio Contes.
Napoli, kampionia në fuqi e Italisë, e nisi sezonin me Rudi Garcia në pankinë dhe në nëntor vendosi Walter Mazzarrin, i cili drejton edhe sot skuadrën.
Mazzarri ka një kontratë vetëm deri në verë, dhe rezultatet e fundit të Napolit kanë qenë të pakënaqshme. Skuadra e “Stadio Diego Armando Maradona” është vetëm e 8-ta në Serie A, me 31 pikë, 20 pas liderit Inter.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Dani Alves është akuzuar për sulm seksual dhe ndodhet në paraburgim në burgjet e Barcelonës, që nga 20 janari...
TURQI - Marrëdhënia jetësore e futbollistit të Galatasarayt, Mauro Icardit me influencuesen argjentinase Wanda Nara, mund të...
ANGLI - Pak kohë më parë, Annie Kilner, bashkëshortja e Kyle Walker, konfirmoi përmes rrjeteve sociale ndarjen e saj nga futbollisti ...
SPANJE - Vështirë se mund të imagjinohet që Jose Mourinho të ulet në pankinën e Barcelonës. Medi...
ARABIA SAUDITE - Telenovela e Jordan Henderson vetëm sa përkeqësohet dhe këtë të mërkurë doli një kapit...
TIRANE - Apo Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se së shpejti do të nisë implementimin e sistemit VAR edhe për disa nga ndeshje...
ANGLI - Aktualisht te Brighton, James Milner ishte te Liverpooli në vitin 2015, kur Jurgen Klopp mbërriti si trajner i skuadrës ...
GREQI - Panathinaikos doli fitues në ‘ruletën ruse’ të “Georgios Karaiskakis”. Skuadra e Fatih Teri...
ANGLI - Futbollisti i kombëtares angleze prej dy vitesh ka zhvilluar jetë të dyfishtë, ndërsa ka mbajtur martesën me gruan e tij A...
ITALI - Sven-Goran Erikssonit i ka mbetur edhe pak kohë për të jetuar. Realiteti është i hidhur: tumori ka avancuar shumë, sa nuk ...