Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Tensione para Kuv...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Gjyqtari italian 48-vjeçar Gabriele Ciampi, ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes Los Angeles Galaxy-Inter Miami për shkak të indikacioneve, prezantimit, por edhe identitetit të tij profesional.
SHBA - Ai u lind dhe u rrit në Romë dhe e tregoi prirjen e tij për muzikë që në moshë të re. E logjikshme dhe e pritshme, pasi familja e tij kishte një biznes të shitjes së pianove që nga viti 1950.
Ai studioi në një konservator të famshëm në kryeqytetin italian dhe mori një bursë në UCLA, duke u zhvendosur në anën tjetër të Atlantikut, ku pas përfundimit të studimeve ka një karrierë të paharrueshme.
Ndër të tjera duhet të përmendim, se është kompozitori i parë italian që ka luajtur në Shtëpinë e Bardhë (me ftesë të Zonjës së Parë, Michelle Obama më 8 dhjetor 2015), ka shkruar edhe muzikë për NASA-n, ka qenë i ftuar dhe u takua me Papa Françeskun, ai është vlerësuar nga Senati italian me çmimin e ekselencës, ndërsa ka qenë edhe një nga gjyqtarët e çmimeve Grammy.
Mirëpo, Gabriele Ciampi, përveç kompozitorit dhe dirigjentit, e do edhe futbollin, por mesa duket, duke e ditur që nuk është ndonjë talent i madh, iu drejtua arbitrimit. Dhe kjo, nëse asgjë tjetër, është diçka unike, pasi nuk ka ndonjë dirigjent tjetër që ka një interes të tillë për futbollin!
View this post on Instagram
Prezenca e tij në ndeshjet amatore të futbollit që menaxhonte, i dha mundësinë të arratisej nga bota e muzikës, por as në ëndrrat më të çmendura futbollistike nuk mund ta imagjinonte se do të vinte momenti që do të ishte përballë Lionel Messit!
View this post on Instagram
E megjithatë greva e vazhdueshme e gjyqtarëve të MLS-së (ata kërkojnë ngritje rroge) dhe ngërçi në negociatat me Ligën, e çuan autoritetin organizator në vendimin për të përdorur arbitra amatorë nga kategoritë e ulëta në ndeshjet e para të sezonit.
Kështu 48-vjeçari Ciampi, i cili është banor i përhershëm në Los Angeles, u caktua të drejtojë ndeshjen mes Los Angeles Galaxy dhe Inter Miami që përfundoi në barazim 1-1, por të dyja skuadrat kishin ankesa për gjyqtarin me flokë të gjata, i cili që në momentin kur doli në fushë me gërshetin e tij të mbledhur bëri bujë. Mirëpo, nuk mund të themi se kanë bërë bujë as fishkëllimat e tij. Në fakt, kamerat e kanë kapur Leo Messin duke i tundur gishtin pak para përfundimit të ndeshjes...
????Lionel Messi is not happy with the referee pic.twitter.com/afg5ifLUvZ
— Inter Miami News Hub (@Intermiamicfhub) February 26, 2024
Dhe ajo që Ciampi kuptoi është se ai mund të përballojë lehtësisht 24 persona që përbëjnë orkestrën e tij dhe presin që shenjën e tij, por nuk është aspak e lehtë t'i imponohet 22 "fëmijëve me pantallona të shkurtra", që vrapojnë duke shkelmuar një top.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Këtë të mërkurë, Liverpool pret Southamptonin në ndeshjen e 1/16-tës të FA Cup, duke qenë kund&eu...
ZVICER - FIFA njoftoi, këtë të martë, se në mars 2024 do të nisë projekti pilot i 'garës' së re të ekipeve kom...
GJERMANI - Lothar Matthaus, ish-lavdia e Bajernit, ka lavdëruar Xabi Alonson këtë të martë, por nuk beson se trajneri i Lever...
ANGLI - Ashtu si Bernardo Silva, edhe Kevin De Bruyne, gjithashtu refuzoi shumë miliona euro verën e kaluar, për të luajtur për me Al H...
TURQI - Besiktasi i portugezit Fernando Santos mundi Istanbulsporin me rezultatin 2-0 të dielën, në xhiron e 27-të dhe konsolidoi vendin e 4...
SPANJE - Ambasadori i Laureus Awards, gala e të cilit do të mbahet në Madrid në prillin e ardhshëm, Luís Figo, u pyet kët&e...
SPANJE - Lamine Yamal është një nga shpresat kryesore të Barcelonës për të ardhmen e klubit dhe, pavarësisht se ësh...
ANGLI - Manchester City njoftoi këtë të hënë rinovimin e kontratës me anësorin e ri Oscar Bobb edhe për tre sezone t&eum...
BRAZIL - Gisele Kümpel, një reportere për Rádio Monumental, paraqiti një ankesë kundër maskotës së Internacionali...
ANGLI - Perry Groves, një ish-lojtar i Arsenalit, bëri një analizë shkatërruese për Manchester United pas humbjes nga Fulham i Mar...