"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
LA LIGA/ Benzema nuk mjafton! Reali e fillon vitin me humbje, befasohet nga Villarreali...
Në javën e 16-të të La Ligas, ‘los blancos’ janë mposhtur 2-1 jashtë fushës së tyre në fushën e vështirë të ‘nëndetëses së verdhë’
7 Janar 2023, 18:55Nga DOSJA
SPANJE - Real Madridi u befasua në transfertën ndaj Villarrali, i cili fitoi 2-1 në javën e 16-të të La Ligas. ‘Nëndetësja e Verdhë’ bëri një ndeshje të mirë, duke ia imponuar lojën e saj ekipit ‘los blancos’ të Carlo Ancelotit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe për arsyen se Pepe Reina, në ato pak raste që u krijuan, u tregua i kujdesshëm në mbrojtjen e portës së tij. Pjesa e dytë filloi me golin e Yeremy Pino (47’), por nuk kaloi shumë dhe Benzema (60’) barazoi nga pika e penalltisë.
Por, vendasit e ‘Nëndetëses së Verdhë’ rikthyen shpejt epërsinë me Gerard Morenon (63’), ndërkohë që Reali, edhe pse i përdori gjithçka që kishte në dispozicion, nuk mundi të ndryshonte shifrat e fitores 2-1 të Villarealit.
Pas kësaj humbje Real Madridi renditet në vendin e dytë me 38 pikë (aq sa Barcelona me një ndeshje me pak), kurse Villarreali me nëntë pikë më pak, pozicionohet në vendin e pestë.